Ish-komandanti i KFOR-it: U përpoqa ta bindë Kurtin që të mos dërgojë Njësinë Speciale në Veri

4 Nëntor 2022, 12:30Rajoni TEMA

 

Ish

Ish-komandanti i KFOR-it: U përpoqa ta bindë Kurtin që të

Ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Ferenc Kajari, ka thënë se ka pasur probleme me autoritetet kosovare, kur dërguan njësitet speciale të policisë në veri të Kosovës.

Ai në një intervistë për portalin ‘Rrjeti Ballkanik i Sigurisë’, theksoi se është përpjekur ta bindë Albin Kurtin, që të mos i dërgonte forcat speciale ne veri të vendit.

“Propozimi im për kryeministrin e Kosovës ishte që të krijohej një lloj procedure policore bazuar në konsensus”, ka thënë ai duke shtuar se “qëndrimi i qeverisë së Kosovës ishte se nuk negociojnë me kriminelët dhe se policia do të kryejë operacione sipas dëshirës”.

Për Kajarin, një gjë e tillë “tregoi se në të ardhmen mund të presim operacione policore që do të ngrisin tensionet në veri të Kosovës”.

Megjithatë, Kajari ka vlerësuar se pavarësisht qëndrimit të ashpër të Kurtit, policia ka ndjekur rekomandimet e tij dhe njësitet speciale të policisë nuk kanë shkuar në aksion kundër kriminelëve.

“Kjo është arsyeja pse nga nëntori deri në fund të janarit dhe mesi i shkurtit, ne arritëm ta qetësojmë situatën. Policia e Kosovës kreu disa operacione të suksesshme në veri të Kosovës kundër trafikantëve të drogës, kultivuesve të drogës dhe kundër objekteve ilegale të mihjes së kriptovalutave”.

Ndryshe, kreu i ekzekutivit kosovar, në takimin lamtumirës me komandantin e KFOR-it, pati theksuar se gjatë mandatit të Kajarit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës “veçanërisht në uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit tonë”.

KFOR -i aktualisht ka 397 ushtarë nga Hungaria. Një numër më të madh ushtarësh kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 660 dhe Italia me 628 ushtarë.

3 Komente

  1. V
    Veriu

    Po, po, po. https://www.youtube.com/watch?v=F8DLtKCs9RU

    Përgjigjjuni
    1. R
      RKS

      Kena qaq shumë përvojë me lojnat e jueja sa që ma as nuk pijnë ujë e as nuk ka hapsinë për kompromise mbi kompromiset e bame. Le t'eskalon n'veriu nese e trimnoni Serbine me kët sepse n'fund t'fundit kjo ka me inpastru shumë gjana tuj ja nisë me komprom8set Ahtisariane dhe shtetin konstituiv qytetar. Kurti e tha dje për mediat serbe, se nuk ka komuna serbe, sepse komunat u takojnë qytetarve, etnia osht individuale por kom7na iu takon qytetarve. Kjo osht themelu i shteti te ri me kushtetuten e shekullit 21 te Kosoves. Doni ta prishim kët frymë kushtetuese? Ok, ta shqyrtojmë edhe kët opsion e t'shohim kut kena me dal.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jl

        @RKS Eshte plotesisht e drejte qe nuk do kete komuna serbe ne Kosove. Pyetja qe une te te bej eshte se kush ka thene qe te krijohen komuna serbe ne Kosove? Me sa di une nuk e ka thene as Amerika dhe as Evropa. Ato gjithmone flasin per te drejtat e serbeve ne Kosove ne kuader te pushtetit lokal qe ka edhe Evropa… kete e shtremberon me qellim Albini per te fshehur veprimtarine e tij armiqesore te luftes kunder Amerikes ne kuader te sherbimit qe ai i ben Serbise per te shpetuar Serbine nga kudhra perendimore. Albini po te ishte shqiptar do fliste per ate qe do beje per serbet e Kosoves njelloj sic po ben edhe Vuciqi per shqiptaret e Serbise. Ai nu ka pse te spjegoje ate qe nuk do beje. Ti RKS je idjot dhe nuk kupton se ku te cojne lojrat e Albinit. Ai duhet ta akordoje fjalorin me perendimin dhe jo te kundershtoje gjera qe asnje nuk ja kerkon vec Vuciqit. Perendimi 1000 here ka thene se asociacioni nuk duhet te kete komprtenca ekzekutie dhe Kosova nuk mund te jete nje Bosnje e dyte? Albini me qellim noton ne ujrat e qelbura te udbes dhe jo neujrat e perendimit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje