Ben Andoni: Veriu, ‘asi’ i madh nën dorë i Vuçiç për të treguar se është europian

6 Nëntor 2022, 17:30Rajoni TEMA

Ben Andoni: Veriu, ‘asi’ i madh nën dorë i

Analisti Ben Andoni thotë se presidenti i Serbisë, Aleksadnër Vuçiç mund ta shfrytëzojë situatën e krijuar në Veri për shkak të marrëveshjes për targat, për të fituar pikë para BE dhe SHBA.

Në një intervistë për Euronews Albania, Andoni u shpreh se Serbia, pavarësisht lidhjes që mund të ketë me Rusinë, fondet i merr nga SHBA dhe BE, ndaj Vuçiç mund ta përdorë këtë moment për të treguar se është proeuropian.

“Serbia që duhet të mbështesë këtë iniciativë e ka një këmbë në BE dhe një me aleancën me Rusinë.

Pjesën më të madhe të investimeve të veta Serbia i  merr nga BE, Rusia të ngop me premtime dhe ajër,  ndërkohë që nga BE dhe SHBA marrin investime. Serbisë i duhet të hedhë benzinë zjarrit se i duhet zhurma në Kosovë.

Vuçiçit i ka ardhur asi i madh në dorë për të treguar se është evropian, por zhvillimet fundit kanë treguar se proceset ballkanike kanë problematika të mëdha”, tha Andoni.

2 Komente

  1. V
    Vucic hodhi dronet dhe ja la Kosoves fajin

    Vucic me UDB-ne e tij hodhi dronet permes serbeve te Mitrovices dhe akuzoj Kosoven qe beri agresionin. Kesaj i thone me ta hedh dobicin ne preher. Sigurisht qe Kosova nuk ka sherbim inteligjent qe te zbuloj se dronet u hodhen nga agjentet serb per te pasur nje preteks te kercenoj Kosoven dhe te binde Perendimin se Kosova eshte problemi dhe jo ne. Eshte e turpshme, por keta keshtu kane vepruar me shqiptaret historikisht. Kujtoni fillimin e luftes se pare boterore kur agjenti i UDB-se vrau Princin Ferdinand te Austrise dhe Austria i shpalli lufte Serbise. Batakcinj te medhenj serbet! Me pas dihet se cfare ndodhi.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Virusi

      Jane lodra per serbet dhe Ben Andonin. Askush se beson Vucic.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje