Tensionet, Konjufca: Deputetët e Listës Serbe do të zëvendësohen, s’jemi në krizë kushtetuese

7 Nëntor 2022, 14:55Rajoni TEMA

Tensionet, Konjufca: Deputetët e Listës Serbe do të

Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur shkresat e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe. Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. 

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se deputetët do të zëvendësohen dhe për këtë do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani.

“Ligji thotë që karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm, natyra e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, do ta procedojmë sipas ligjit. Ligji i Republikës së Kosovës thotë që ata duhet të zëvendësohen.

Do t’i drejtohem presidentes e pastaj procedura të tjera thonë që presidentja t’i drejtohet KQZ-së, e pastaj KQZ i përgjigjet presidentes me propozimet e reja të cilat me sa e di unë prapë vijnë nga e njëjta listë, prapë vijnë nga i njëjti grup parlamentar.

Nëse ata refuzojnë, tjerët të cilët janë me radhë, procedura përsëritet derisa të plotësojmë vendet e reja në kuvend”.
Konjufca më tej tha se më këto dorëheqje, nuk ka ndodh kurrfarë rrezikimi i rendit të Kushtetutës së Kosovës.

“Krejt çka ka ndodh është një dorëheqje më e madhe sepse nuk kemi pasur një të tillë kurrë në kuvendin e Kosovës. S’ka kurrfarë hendeku kushtetues, me këto dorëheqje s’preket aspak rendi kushtetues i Kosovës.

Pse në kuvend përkohësisht do të jenë 110 deputetë, kjo nuk është aspak antikushtetuese, këto i parasheh kushtetua si mundësi dhe i sqaron të gjitha procedura për zëvendësimin e tyre, s’jemi në një krizë kushtetuese. Pas kësaj dorëheqje jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”, tha Konjufca.

4 Komente

  1. S
    Shqiptar

    PARLAMENTI I KOSOVES NUK ESHTE KUSHTETUES DHE NUK MUND TE VIJOJE PUNEN E TIJ ASHTU SIKUNDER BERI PARLAMENTI I SHQIPERISE NEN DREJTIMIN E EDI RAMES KUR BOJKOTOI PD-JA. PERSHENDESIM BOJKOTIN E PARLAMENTIT NGA DEPUTETET E LISTES SERBE. I JUAJI SALI BERISHA.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kosove

      Eshte Edi Rama qe e shkaterron vellaun e tij Vućićin. Bravo Edi Rama, ndale vellaun tend. Se Kosova gjithmone shqiptare ka qene dhe keshtu do te mbetet. As Open by.ha e Rames e Vucicin nuk e gjunjezon dot.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Ha nje mut te madh or ti koqevare ,ne vend te mereni me dy pro Serbet Kurti -Osmani mereni me Shqiperine e Ramen ,ti dhe gjithe ata koqevare qe shajne Ramen ,do ti rruani koqet

        Përgjigjjuni
        1. L
          Le te ikin te gjithe nga Kosova

          Eshte e njejta metode si e bandes proserbe ne Shqiperi .Kosova ka rastin te konsolidoje parlamentin e vet duke i zevendesuar serbet kudo me Shqiptaret

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje