
Në një kohë kur lufta në Ukrainë po vazhdon, “ne duhet të ndihmojmë për të shmangur çdo konflikt të ri në Evropë”, theksoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, duke iu referuar Ballkanit Perëndimor.
“Në muajt e fundit kemi parë tensione të përsëritura mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht për çështjen e targave. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë një hap historik përpara për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, nënvizon Borell.
Përveç kësaj, ai thekson se meqenëse Putini nuk ka arritur të pushtojë Ukrainën, ai padyshim tani synon të terrorizojë popullsinë ukrainase dhe të shkatërrojë vendin.“Rusia nuk duhet të përdorë një pretekst tjetër për të hequr dorë nga detyrimet e saj. Nuk është e pranueshme të përdoret ushqimi dhe uria si armë lufte”- ka thënë ai.
Josep Borrell foli ndër të tjera edhe për marrëdhëniet me Kinën.
“Për BE-në, Kina mbetet, në të njëjtën kohë, një partner kryesor ekonomik, një konkurrent i përgjithshëm. Megjithatë, rivaliteti dhe konkurrenca janë gjithnjë e më të dukshme. Ne duhet të menaxhojmë konkurrencën me Kinën në të gjitha fushat, dhe në të njëjtën kohë të synojmë bashkëpunimin konstruktiv aty ku është e mundur dhe në interesin tonë. Kjo përfshin sfidat globale si paqja dhe siguria, shëndeti global, klima dhe kriza e biodiversitetit dhe ruajtja e burimeve natyrore”- është shprehur ai, raportojnë mediat e huaja.
Konflikti ne Ballkan shmanget vetem nqs BE furnizon Kosoven me Armatime dhe Miljardat Financiare qe po i jep Ukraines ... Perndryshe e gjithe eshte nji Politike Kurthi qe luhet kunder shqiptareve si e ka ne tradite Europa . _Kta duhet te dijne mir se shqiptaret ja njohin mire Surratin e Mendimit tashme Europianeve .Per kte duhet te jen te sigurt . Doni te ndaloni Konflikte te Armatosura ne Ballkan ? E para beni me Ksoven ate qe beni per Ukrainen dhe i tregoni Kufijt Serbise . Jo ne Opinion Deklarata Paqejeje e ne prapaskene favorizoni Serbet si keni bere gjithe kto vite siedhe ne te Kaluaren . Nqs do ishit serioze .
Bordello lere se e keni katandisur kosoven vete ne kete menyre per trazira,20 vjet bisedime!!!! Ku mund ti beni balle rusis kure beogradi nuk pjerdh se nga jeni, jeni per tu qar hallin jeni bere nje grup delengjinjesh ne bruksel qe nuk ka zot qe ju shperndan per veq putinit