Kurti: Raportet tona me Amerikën nuk janë si gjyshi me nipin! S’i kemi befasuar me veprimet tona

7 Nëntor 2022, 16:13Rajoni TEMA

Kurti: Raportet tona me Amerikën nuk janë si gjyshi me nipin!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për gazetarët pas situatës së krijuar në vend me largimin masiv të zyrtarëve serbë nga institucionet për marrëveshjen e targave, u pyet nëse po e dëgjon Amerikën.

Kurti tha para gazetarëve se marrëdhënia diplomatike me Amerikën dhe Evropën nuk është një marrëdhënie e ngjashme me gjyshin me nipin, ndërsa shtoi se asnjë veprim i tyre nuk ka befasuar ndërkombëtarët.

‘A po prishemi me Amerikën. Nuk ndodhin këto gjëra. Nuk kemi ne kështu raportesh me SHBA-në si gjyshi me nipin. Nuk e di se kush po ua lexon. Asnjë veprim i joni nuk ka befasuara një zyrtar amerikan dhe evropian jemi në kontakt të vazhdueshëm më ato.

I kemi miq dhe partner dhe nuk shkruajnë ashtu komunikatash. Nuk ekziston një raport i tillë. Ky është ofendim për SHBA sepse ato janë shtet demokratik. Është një aleancë që bazohet mbi vlera me qëllime dhe interesa të përbashkëta, ne e kemi shtyrë një herë vendimin dhe jemi marrë vesh që kjo është shtyrja e fundit. Ne kemi bërë diferencim në qasje dhe sekuencim në zbatim.

Kjo bëhet duke njoftuar ato paraprakisht. Nuk ka javë që nuk na bie me ambasadorin e BE-së dhe SHBA-së të takohemi së paku dy herë. Na erdhën tani për takim. Paraprakisht Shvelca është takuar edhe me shefin e Eulexit. Nuk po flasim për njerëz të cilët komunikojmë me metoda para dy shekujsh. Jemi në real time në kontakt. Jemi të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë të mos e kompromentojmë ‘- tha Kurti.

10 Komente

  1. K
    Kosovari e jo koqevari si ju

    Akoma duke mashtruar or Kurt ,ti thuaj cdo gje ,se te besojne te gjithe koqevaret ,ne po shohim qe dalin Amerikanet e BE duke thene qe te shtysh afatin e targave ,ti po na tregon peralla .Gjyshi me Nipin , ti or Kurt e ajo dosa Osmani gjithmone keni qene kundra Amerikes e kundra trimave te UÇK

    Përgjigjjuni
    1. O
      O tru peshke mos bë kët se pse.

      Ky ështe tama si Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta. Me sa duket edhe keti i pelqen të vjedh dhe rrije në pushte pa funde si, Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta a po Babi i tyre shpirtrore Erdogani. O tru peshke mose e merr, Kosoven në qafe se populli i thjesht dhe i pa shkollume i Kosoves do ta paguje shume shtrejt anti Evropjanizmin dhe anti Amerikanizmin tënde. O tru peshke mos shif Edi Ramen, Sali Berishen dhe ilir Meten se pse Kosova akoma nuke i Ka as kushtet e Shqiprise. Se pse të pakten Shqiprija si kufome mundet me qendrue në këmbe edhe pse po shpopullohet nga horrat e Turqise dhe të Erdoganit si Edi Rama. Dhe Kosova pa mbeshtetjen e Amerikes as si kufome nuke mundet të qendrone në këmbe. O ordine Albin Erdogani.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kuksi

      Shikoni çfar foshnjaraku eshte, flet pa kuptim qellimisht se nuk di çte thot per idjotlleqet e tij!

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        Kur fuqite europiane enderronin copetimin e Shqiperise dhe shperndarjen e territoreve tek fqinjet presidenti Wilson kumbari i Shqiperise ngriti zerin dhe i zhvleresoi veprimet antishqiptare te konferences se Versajes, disa dekada me vone presidenti Klinton nje burre trim e mbrojti Kosoven dhe e drejtoi deri ne diten e pavarsise...i detyrohemi ketyre burrave te medhenj respektin dhe koherencen diplomatike e te jemi me qendrim te rregullt e te sinqerte ne komunikim

        Përgjigjjuni
        1. m
          miri

          ky tipi dmth altini nuk e kupton shprehjen PA BREKE DHE ME DEMEK Jam i sigurt qe edhe po ja shpjeguan nuk e kupton

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plaku

            Me vogla qe mund te thuash per Kurtin eshte se ai eshte tru peshk. Nuk kupton se me shprehjet e tij ofendon Ameriken. Ai thote se marredheniet e Kosoves me Ameriken nuk jane si marredheniet e nipit me gjyshin. Fill mbas kesaj ai thote se kjo do ishte turp per Ameriken. Turp duhet te kesh ti or trupeshk, qe vet ve epitete dhe vet shan. Asnje nuk ka thene qe marredheniet e Amerikes me Kosoven duhet te jene si marredheniet e nipit me gjyshin. Kete e thua ti per te share Ameriken. Me nje fjale ti nuk je tru peshk por armik i Kosoves dhe Amerikes! Sa per fjalet se amerikanet i ke miq dhe partnere, ato ngjajne me fjalet e Saliut qe ben fajtor Sorosin dhe jo Ameriken qe saliu eshte armik i shqiptareve. Tere spiunet njelloj dredhojne.... Me kete i ke bere sherbimin e perseritur Vuciqt, duke e shpetuar nga kudhra vdekjeprurese e Amerikes dhe Evropes. Po del vet perpara urraganit perendimor, njelloj si gjyshi per te mbrojtur nipin. Ti mendon se ti je gjyshi i Amerikes dhe mund ti tregosh perrala Amerikes. Turp per ne qe te besojme ty!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shmili

              Edhe po të lëshosh pe vite e vite, mendoni se shkiet do bëhen serbë të arsyeshëm????

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shmiluci

                Para se te thuash cfare ke thene, ti Shmil pyet bythen ne se ta mban apo sta mban te besh lufte me serbet. Po ta mbajti o burra drejt Beogradit! Po sta mbajti mbeshtetu tek Amerika dhe aleatet. Fakti qe serbet nuk behen te arsyeshem, nuk do te thote qe ti te jesh i paarsyeshem me Ameriken. Leri pordhet or Shmil katunari! Bull kemi pordhet e Albinit qe po qelbin edhe Ameriken!

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shmil Pollogasi

                Respekt për KATUNARËT, por hale për ty "qytetarin e paqytetëruar". Or teveqel, Dardania shtet është vullnet i popullit shqiptar, i mbështetur nga AMERIKA, mike historike e ndrikull i shtetit shqiptar minimal, por shtet. Me mikun muhabeti bëhet shqip, pa nënkuptime, prapamendime, vetëkuptime. Amerika ka nevojjë për sinqeritet, arsye, logjikë dhe mirëkuptim edhe për vlerësime qofshin të gabuara nga perspektiva subjektive. Në caste krize ndodhin edhe veprime të gabuara. Amerika e Karterit, deshte të largonte dhe largoi "Albinin" Reza të Iranit dhe solli të dëgjueshmin "Homeini" dhe i servoi vetes armiqtë që sot bëjnë krushqi me Rusinë dhe vrasin me qindra e mijëra proamerikanë - me kulturë properëndimore. Se niske e mbron parimet që dje pate mbështetje, po nga Amerika, nuk do thotë se je armik i Amerikës, por iu thua qart se Armiku Serbi me shpinë Rusi e ke me këmbë dreqi në valle të muzikës së tyre. Është coroditje dhe cinizëm politik, nuk kam sqarim.., të pohosh zgjate për kaq dhe pastaj jo për kaq por edhe për aq në pambarim. Po të jetë që dreqi e pëlqen kryqin, ahere ai do mundohet ta përfundojë vallen dhe do të ndodhë Ukraina dhe Zelenski, ose do dhjetëvjetësha më parë - do të ndodhë Leh Valesa dhe Nemeti i Hungarisë...dhe miti Albin Kurti. Jetofshim e shikofshim, e thëna e zotit dhe e popullit.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Ortega

                  Nisu o "SHmiluc" bythëhapur drejt Beogradit se ua futi në tru Vucici me OPEN BAKLLAVA...vizioni juaj tradhëti moderne.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje