Vuçiç pretendon se ka “prova” për vrasjen “brutale” të njërit nga terroristët

1 Tetor 2023, 11:12Rajoni TEMA

Vuçiç pretendon se ka “prova” për vrasjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përmes një video-mesazhi në Instagram ka treguar se brenda 24-orëve do të dalë me “disa dëshmi”, për vrasjen siç tha ai “brutale” të njërit nga tre terroristët e vrarë më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Përpjekjet për të mos bërë zhurmë se si u vranë serbët nuk do të kenë sukses dhe nuk do të kalojnë, prandaj edhe po ju informoj se brenda 24-orëve do të jeni në gjendje ta dëgjoni dhe shihni”, tha ai.

Kreu i shtetit serb po ashtu ka pretenduar se posedon deklarata të dëshmitarëve që ishin në vend të ngjarjes dhe të cilët e kanë parë se si së paku njëri nga të plagosurit ishte vrarë.

“Kemi deklarata nga dëshmitarët okularë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, se si dhe në çfarë mënyre është vrarë brutalisht së paku një person”, ka pretenduar ai.

Sipas tij, “Serbia nuk do të qetësohet” derisa e vërteta e plotë të dihet, “sepse jetët e serbëve nuk janë më pak të vlefshme se jetët e të tjerëve”.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e vendit tonë. Serbia do paqe. Pyetja jonë ishte pse EULEX-i nuk pranoi të merrte pjesë në atë aksion, por u vendos në sallën e operacionit”.

4 Komente

  1. B
    Baca Adem

    Vucic eshte kriminel i rritur ne oborrin e Miloshevicit . Ne pergjithsi serbet kane nje armik te madh, dhe kjo eshte e verteta qe i vret me fort se mijera genjeshtra te fabrikuar ne kuzhinat serbo-ruse. Llogjika e tyre eshte aq e dobet sa jo vetem dhunojne e kryejne akte terrorriste por te kerkojne edhe resto. Phu, rrace e ndyre, qe bashke me greket na u bete pilaf ne trojet tona.

    Përgjigjjuni
    1. i
      ilirian

      Po ik or budalla shiko si e braktisin shokun e plagosur te tyre trimat e tu duke ja mbathur vrapit...

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nard Noka i zemruar

        Provat futi nga pas... Mèkat qè nuk u asgjèsua i gjithè grupi , por u la tè ikte . Kèshtu dè tè kishte djegur mè shumè dhe nuk do ta provoje prap , tè paktèn pèr ca kohè .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapi

          Per Vuciqin me shume rendesi se si vret dhe jo pse vret. Thone se Vuciqi kur ka qene ushtar para se te vriste bente seks me viktimen per ti bere qejfin para se ta vriste.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje