
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për situatën e krijuar në Rusi ku ditën e djeshme kreu i grupit të mercenarëve ‘Wanger’ marshoi drejt Moskës me rreth 25 mijë trupat e tij.
Vuçiç i cili e cilësoi këtë si një ‘grusht shteti’ tha se nuk e mbështeste, ashtu siç nuk e ka mbështetur në vende të tjera, duke përmendur edhe rastin e Turqisë.
“Ne nuk e mbështesim diçka të tillë. Sepse do të thotë grusht shteti me mjete ushtarake me mjete të armatosura dhe duke përdorur ushtrinë.
Kjo është diçka e vetëkuptueshme, ne nuk e kemi mbështetur as në Turqi e as në Rusi dhe nuk do ta mbështesim as në Amerikë e as në ndonjë vend tjetër. Këto janë gjëra që nuk mund t’i lejosh”, tha Vuçiç.
Lini një Përgjigje