
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti mbrëmjen e së premtes në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Vuçiç u shpreh se me Mitsotakis bisedoi në lidhje me Kosovën, por edhe çështjet rajonale, shkruan Euronews Serbia.
“E falënderova edhe një herë Greqinë për mbështetjen që i jep Serbisë në rrugën e saj evropiane dhe biseduam edhe për situatën energjetike, si dhe për mbështetjen e ndërsjellë gjatë kohëve sfiduese në vazhdim”, shkroi Vuçiç në Instagram.
Ndërsa, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se ka pasur një diskutim të detajuar me presidentin Vuçiç në Athinë për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin më të ngushtë.
“Darkë me mikun tim Aleksandar Vuçiç në Athinë. Ne patëm mundësinë të bisedonim në detaje për marrëdhëniet tona dypalëshe, zhvillimin rajonal dhe mënyrat për të bashkëpunuar më ngushtë në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, për luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike”, theksoi Mitsotakis.
Vuçiç ka theksuar se pret që të forcohen dhe përmirësohen fuqishëm marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Greqisë.
Nuk perben lajm takimi i Kryeministrit helen Kulit sygerdalles me Presidentin serb derasen ne kemb Vucic ....per te vetmen arsye ....helenet jane me te gjithe , dhe sjan me asnje ......kush kuptoj , kuptoj thoshin greket e lashte ....
Te flasesh per "helenet"si pretendues i "helenve" ne rradh te par duhet te dish te shpjegosh cdo te thot emri helen ne gjuhen greke. Ju dhe asnje filogrek tjeter nuk jeni ne gjendje te shpjegoni emrin Ellines. Jeni bere si sllavet bullgar ne shkup. Sa jan ata "maqedonas" aq jeni dhe ju romioi bashk me pontosin si "helen"
e pabesushme qi lejojn vetes pederastet !