Zyrtarë të Vetëvendosjes apeluan për bojkot: Kosova dyndet drejt plazheve shqiptare

26 Gusht 2023, 18:10Rajoni TEMA

Zyrtarë të Vetëvendosjes apeluan për bojkot: Kosova dyndet

E mbani mend fushatën e disa njerëzve pranë qeverisë së Albin Kurtit që shqiptarët e Kosovës të bojkotojnë bregdetin shqiptar? Sot që vera po mbaron mund të thuhet se askush nuk ua ka vënë veshin. Vetëm në ditën e parë të fundjavës, 36 mijë persona kaluan Morinën në 24 orë

Qytetarët nga Kosova dyden drejt Shqipërisë për pushime. Ata kanë zgjedhur bregdetin tonë edhe në këto ditë të fundit të muajit Gusht.

Kjo ka shkaktuar fluks lëvizjesh në Rrugën e Kombit mëngjesin e kësaj të shtune. Kolona e automjeteve arriti deri në 6 km, ndërsa drejtuesve të mjeteve iu desh deri në 30 minuta për të kaluar.

Situata ishte më problematike në urën mbi lumin Drin. Aty herë pas here trafiku u bllokua përkohësisht.

Sipas të dhënave nga Dogana e Morinës, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 36 mijë qytetarë nga Kosova me 10,200 mjete.

Në këtë doganë policia operon me kalimin e udhëtarëve pa kontroll, bazuar në marrëveshjen e dy qeverive me qëllim shmangien e radhëve.

Qytetarët nga Kosova e zgjedhin Shqipërinë veçanërisht për bregdetin, ndërsa vizitojnë edhe zona të tjera turistike.

Sipas të dhënave nga autoritetet, kosovarët janë të parët në listën e personave që frekuentojnë vendin tonë gjatë sezonit të verës.

6 Komente

  1. P
    Piro

    Cfare kufiri o budall. Jemi nje komb, hyjme e dalin ne shtepine tone si na i do qejfi. Qeverite jane ca horra qe vine e shkojne.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anonimus Propagandus

      Mos rrej shoku Anonim! As 1 zyrtar i Vetëvendosjes nuk ka bë thirrje për të mos bë pushime në Shqipëri!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koqevaresi

        Koqevaret vetem ndotin ambientin se per gje tjeter nuk jane. Akoma me byrek, speca dhe domate jetojne. Bejeni taksen e rruges 15 euro dhe filtroni pabukasat. Vendin qe kane zaptuar ata ts zejne turistet e huaj.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Haroji perendimoret. E ben gabimin kete vit, por nuk e perserisin mo. Zhulsat mund ti sherbejne vetem zhulsave.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dalipi

            Paske mbete pa bo pushime sivjet o funderrine qe i paske marre inat perendimoret. Ty si pabuks bashke me koqevaret do ju cojme ne Prizren per pushime. Aty mund te hani fasule dhe pini caj sa te doni lol.

            Përgjigjjuni
        2. y
          y

          Ky shkrim eshte investim i UDB-se serbe per te na percare

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje