17-vjeçarja ndërroi jetë nga meningjiti, mjekja-thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët

17 Dhjetor 2024, 21:30Shëndeti TEMA
17-vjeçarja ndërroi jetë nga meningjiti, mjekja-thirrje

Ditën e diel u bë publik lajmi se një 17-vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë nga meningjiti bakterial. Për këtë çështje foli në A2 CNN mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg.

Mjekja foli për meningjitin dhe vaksinën, e cila sipas saj, duke të bëhet patjetër nga fëmijët.

“Kur prekemi nga meningjiti përmes baktereve, meningokokëve, në pjesën më të madhe të rasteve ka komplikacione të rëndë. As antibiotikët nuk janë të efektshëm, jo më kot bëhet vaksina kundër meningokokëve, e cila është e detyrueshme. Kjo është një vaksinë speciale sepse shumë fëmijë reagojnë edhe me efekte anësore edhe të dobësimit të imunitetit. 20 përqind të prindërve janë skeptikë për realizimin e këtyre vaksinave edhe në Gjermani.

Meningokoku si të gjitha bakteret e tjera mund të merret ne ambientin e jashtëm. Plagët sipërfaqësore të lëkurës bëjnë që këto baktere të hyjnë në trupin tonë në nivele të larta. Rritja e këtyre baktereve në gjak bën që situata imunologjike të përkeqësohet.

Edhe 17-vjeçarja ka shkuar në spital dhe i është dhënë gjithçka që mund t’i jepet, por pa rezultat sepse sistemi imunitar si pasojë e mungesës së vaksinave ka qenë i dobët”, tha mjekja në Ditarin nga Bruna Çifligu.

4 Komente

  1. e
    e verteta

    Po per mijera femije autike qe u bene per shkak te vaksinave tuaja ,cfare mund te thoni ?

    Përgjigjjuni
    1. e
      e verteta

      cja fut pordhes kot

      Përgjigjjuni
    2. x
      x-files

      doli kjo kaucukja e bardhe gjermane me origjine nda fshatrat e shqiperise, ik moj bajge se kjo sorre dilte edhe ne kohen e korones dhe bente thirrje per vaksinim.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        Kur nuk keni argumenta me mire te heshtni. Ketu flitet per jete njerezish dhe per pasojat e nje neglizhence apo hezitimi nga ana e prinderve. Prindi ka per detyre qe te informohet para çdo akti te tille sepse kurre nuk i dihet se çfare mund te ndodhe. Fati i keq i femijes se ketyre prinderve dhe i prinderve vete qe arriten ne kete rezultat. Zoti paste meshire.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje