“Mos e bëni gjumin e qetë…”, Manja paralajmëron arrestime zyrtarësh: I ftoj qytetarët të denoncojnë

25 Mars 2022, 12:41Shëndeti TEMA

“Mos e bëni gjumin e qetë…”, Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka paralajmëruar se zyrtarë dhe ish-zyrtarë që kanë abuzuar me dosjet e pronave shtetërore dhe private do të jenë pjesë e hetimit.

Në një dalje për mediat, Manja tha se Drejtoria Anti-Korrupsion që është në varësi të Ministrisë që ai drejton, ka aktualisht në proces një hetim për tjetërsimet dhe falsifikimet me pronat, kryesisht në bregdet.

Ministri Manja vlerësoi edhe aksionin e një dite më parë në Kadastrën e Sarandës, ku u arrestuan 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për shpërdorim detyre lidhur me pronat në bregdet.


“Asnjë zyrtar dhe ish-zyrtar abuzues me detyrën e shtetit tashmë nuk duhet të ndihet i sigurt dhe as ta bëjnë gjumin e qetë. Hetimi, kallëzimi dhe aksioni  djeshëm ka ardhur pas kallëzimit të një qytetari. Dua të ftoj qytetarët se denoncimet nuk duhet t’i bëjnë vetëm pasi ata nuk zgjidhin hall. Nëse qytetari mbaron punë me zyrtarin dhe pastaj ankohet minimumi është bashkëpunëtor në nxitjen e korrupsionit në Shqipëri. Duhet ta zhdukim këtë mentalitetin e mbarimit të hallit me paligjshmëri apo duke paguar nën dorë. Nuk kemi mbaruar punë as në Kadastrën e Sarandës e as në të gjitha zyrat e Kadastrës. Drejtoria Anti-Korrupsion ka në proces një superhetim me të gjitha abuzimet me pronën publike dhe private nga veriu në jug me fokus të veçantë bregdetin. Dosja e hetimit e cila shtrihet në kohë, përfshihen ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Kadastrës pavarësisht rangut dhe detyrës që mbajnë dhe që shumë shpejt pas përfundimit të këtij hetimi rezultate konkrete do jenë në duart e SPAK”

5 Komente

  1. n
    niva

    Shum heret jeni kujtuar perse nuk pritet edhe tridhjet vjet te tridhjetvjet te tjera pastaj te zgjoheshit nga gjumi apo pritet te dhjamoseshit mire dhe tani na dilni ti paralajmeroni a thua se nuk keni qene edhe ju bashke me ato maskarenj ne nje FOLTORE.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koha e maskarenjve

      Kush nuk duhet ta beje gjumin e qete?! Per ke e ke fjalen o demagog i ndyre?Per Gaz Pajen me “kapacitete te medha” investuese strategjike ne turizem? Apo per Artan Gaçin e Oltes, “me kapital te fuqishem” dhe “vizion” ne investime turistike?!

      Përgjigjjuni
      1. l
        lion

        Ju jeni plehra si PS dhe PD, popull shkerdhate njerr lidera shkerdhata.

        Përgjigjjuni
        1. r
          rexha 10

          Ky akoma se ka marre veshte se c'po ndodhe ne ate vende .Tani qe u dogje dhe u shite dhe u shkaterrua Shqiperia ,ky dallkauku i ripordhes po i bene thirrje popullit per te denoncuar hajdutet ,vrasesit ,dhe banditet .Me pake fjale pase 32 viteshe lufte per demokraci,me shkaterrime ,djegje ,vjedhje ,kercenime ,vrasje per te drejten e lirise dhe fjales ,po thote qe ta fillojme nga e para . NGA I KE GJETUR KETA GJENI O GJENI YNE KRYEMINISTER ????????

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fetai

            O manja! Megjithse je shume I vonuar, duket fillim I mbare ne mos qofte demagogji?!?! Po perse nuk e arestoni llapaqenin Lame se ai vete nuk jep dorheqje ,pas gjithe ketyre vjedhjeve?!?! Qe ketu fillon serioziteti ,ndryshe mashtroni! Ju me mire se kushdo e dini cfare eshte bere me tokat gjithandej ,vecanerisht ne bregdetin shqiptar dhe kush ka ndertuar atje. Po nuk pate vile ne bregdet a ne gjirin e lalezit ,veprimi yt eshte I justifikuar ,ndryshe je I perlyer edhe vet. I jepet leje nje jevgjiti qe nuk Ka breke dhe vetem aktor nuk eshte , per te ndertuar fshat turistik apo resort si I thoni ju?!? A ka vend Ku te ri kjo vjedhje e hapur!?! Fillo me drejtesi ,asgje me shume se detyra qe mbulon, do te vleresohesh dhe do mbetesh ne histori ,si malsor I zgjuar dhe I drejte.nje mik qe te do te miren, pamvaresisht bindjeve politike.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje