Nxehtësia ekstreme është një faktor rreziku për shëndetin. Ka një efekt vazodilues në arteriet dhe ul presionin e gjakut.
Ky mekanizëm mund të çojë në të fikët dhe humbje të vetëdijes, veçanërisht te të moshuarit dhe pacientët me probleme në zemër.
Nxehtësia ngre temperaturën e trupit që i shtohet veprimit të rrezeve të diellit.
Rreziku i dehidrimit është gjithashtu më i madh: lëngjet eliminohen përmes djersitjes. Të mos pish ujë do të thotë të sëmuresh.
Gabimi më i zakonshëm që bëjnë njerëzit në këto kushte është zhveshja. Në rast të temperaturave të larta duhet të mbuloheni për të kufizuar përqindjen e zonave të trupit të ekspozuara ndaj diellit.
Rrezatimi vepron drejtpërdrejt në trup dhe e mbinxeh atë nëse nuk gjen barriera.
Rekomandohen veshje të lehta, në pëlhura natyrale si pambuku, mundësisht të lirshme dhe të rehatshme në mënyrë që ajri të qarkullojë.
Jo pantallonave të ngushta dhe bluzave të ngushta. Ngjyrat e lehta janë të preferueshme sepse nuk tërheqin rrezet.
Sakaq, të anashkalosh vaktet është e gabuar.
Është e nevojshme të respektoni kohën në të cilën duhet të hani edhe nëse nuk ndjeni uri. Më mirë të përqendroheni te ushqimet e lehta, me pak salca, te frutat dhe perimet, te pjatat e pjekura në skarë.
Kështu, kaloritë shpërndahen më lehtë së bashku me kripërat minerale. Prandaj organizmi duhet të rifreskohet në mënyrë adekuate për të mos e privuar atë nga energjia.
Ndërkohë, duhet të moderohen sasitë.
Uji duhet të jetë gjithmonë afër. Çdo individ ka një kërkesë të ndryshme për lëngje bazuar në moshën e tij dhe lëvizjen gjatë ditës. Të paktën një litër e gjysmë, nëse jo dy e më shumë.
I nxehti, ndjenja e dobësisë, dhimbje koke, turbullira, buzët dhe lëkura e plasaritur janë paralajmërimet e dehidrimit, kjo e fundit sidomos te të moshuarit.
Ndalimi në një vend me hije, jo nën rrjedhën e ajrit të kondicionuar, i cili, nëse përdoret gabimisht, mund të përfaqësojë rrezik.
Në dhomën e gjumit, klimatizimi duhet mbajtur në temperaturë 25-27 gradë, duke u kujdesur që të mos pranohet direkt prurja.
Është më mirë të mos hani ushqime të rënda para se të flini, dhe gjithashtu është mirë të planifikoni darkën dy orë para gjumit.
Për sa i përket dozës së barnave, gjatë këtyre ditëve të nxehta ndodh që ajo të ndryshojë, por vetëm mjeku duhet të vlerësojë nëse duhet të bëhen ndryshime në përbërësin aktiv ose dozën.
Zemra vuan shumë nga vapa dhe disa terapi kushtëzohen prej saj, janë si një fustan që duhet përshtatur me stinët.
"Corriere della Sera”
Veshjet e Lindjes se Mesme jane nje shembull i mire i pershtatshmerise se njeriut me stinen e nxehte .
Pershendetje: beni kujdes ne formen e te shkruarit! Kjo gjenerate e re meson gjuhe te huaja dhe perdor rendin gramatikor te gjuhes se huaj per te formuar fjaline ne shqip dhe rezultati eshte nje " shqipe e cuditshme " kur e lexon! Mesoni me shume fjale shqipe dhe perdorini ato ne vend te atyre fjaleve te huazuara ne menyre te rendomte. Ju jeni elita e arsimuar, ju jeni shembulli i mases, nese ju portoni te mesoni shqipen, si mund te pretendojme qe populli te flase bukur?! Ju e bombardoni ate me fjale te huaja dhe rend gramatikor te formimit te fjaleve qe s'kane te bejne me rendin e shqipes, kur nderkohe per shume e shume fjale te huaja kemi fjale shqipe...
ne me zi e pritem kte sezon te nxehte e kta keshillojne ha ha ha .Mos u cvishni ! Po pse rrihet me rroba veshur ne kte vere kaq te omel ? Nuk ka kenqasi mat 'madhe se me nejt lakuriq ne kto temperatura . Fle nudo per shtat pal qejfe .O kenaqsia mo e madhe e veres. JNuk durohen me t'u ngjit rrobat ,te memshmet pas trupi .mezallah ! jo