Ndërsa bota sapo ka nisur të marrë veten nga efektet shkatërrimtare të Covid-19, ajo po përballet me mundësinë e një pandemie të re që mund të shkaktohet nga një patogjeni shumë më vdekjeprurës. Gripi i shpendëve ka kohë që po i shqetëson shumë shkencëtarët.
Ky patogjen, veçanërisht lloji H5N1, nuk i ka infektuar shpesh njerëzit, por kur kjo gjë ka infektuar, 56 për qind e atyre kanë vdekur. Vetëm paaftësia e tij për t'u përhapur lehtësisht nga një person tek tjetri e ka frenuar atë në shkaktimin e një pandemie.
Por gjërat po ndryshojnë. Virusi, që ka shkaktuar prej kohësh shpërthime epidemike midis shpendëve, po i infekton gjithnjë e më shumë zogjtë shtegtarë, duke e lejuar atë të përhapet më gjerësisht, madje edhe tek gjitarët e ndryshëm, duke e rritur kësisoj rrezikun që një variant i ri të mund të përhapet edhe midis njerëzve.
Kohët e fundit u raportua se një lloj virusi mutant i H5N1 jo vetëm që po infektonte vizonët në një fermë në Spanjë, por po përhapej midis tyre, diçka e paprecedentë midis këtyre gjitarëve. Ç’është më e keqja, trakti i sipërm respirator i vizonit është shumë i përshtatshëm për të vepruar si një kanal për infektimin e njerëzve më tha Tomas Pikok, një virolog që është marrë gjatë me gripin e shpendëve.
Prandaj bota duhet të veprojë tani, përpara se H5N1 të ketë ndonjë shans për t’u shndërruar në një pandemi më pasoja shkatërruese. Ne kemi shumë nga mjetet që nevojiten, përfshirë vaksinat. Por ajo që mungon është ndjenja e urgjencës dhe e veprimit të menjëhershëm.
Mbrojtja më e mirë kundër një patogjeni të ri vdekjeprurës, është shtypja në mënyrë agresive e shpërthimeve të hershme epidemike, gjë që së pari kërkon zbulimin e shpejtë të tyre. Shtetet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe zyrtarët globalë të shëndetësisë kanë tashmë rrjete të mbikëqyrjes së gripit.
Por shumë ekspertë të gripit të shpendëve me të cilët bisedova nuk mendojnë se rrjetet po funksionojnë dhe aq mirë duke pasur parasysh nivelin e kërcënimit. Një mbikëqyrje e tillë duhet t’i japë përparësi njerëzve në industrinë e shpendëve, gjithashtu të zgjerohet edhe përtej saj.
Thijs Kuiken, ekspert mbi gripin e shpendëve në Qendrën Mjekësore Universitare Erasmus në Roterdam, Holandë, thotë se fermat e derrave - një specie tjetër e ndjeshme ndaj gripit - duhet të mbikëqyren për këtë virus. Njerëzit që ndërveprojnë me zogjtë dhe kafshët e egra, si dhe speciet e ndjeshme të kafshëve shtëpiake si vjedullat, janë gjithashtu më të rrezikuar se të tjerët.
Megjithatë, mbajtja nën kontroll e tyre do të kërkonte një përpjekje të madhe dhe një koordinim global. Mjerisht, fermat e vizonëve duhet të mbyllen, edhe nëse kjo do të nënkuptojë vrasjen e tyre. Zakonisht ato vriten gjithsesi për leshin e tyre në moshën 6 muajsh.
Është e vështirë të imagjinohet një mënyrë më e mirë për të inkubuar dhe përhapur një virus vdekjeprurës, sesa ta lësh atë të evoluojë midis dhjetëra mijëra kafshëve me një trakt të sipërm respirator të ngjashëm me tonin. Kur koronavirusi infektoi fermat daneze të vizoneve në vitin 2020 dhe këta të fundit shfaqën variante të reja që më pas infektuan njerëzit, përpjekjet për të shpëtuar industrinë ishin të kota, sepse shpërthimet epidemik ishin të pakontrollueshme.
Nëse shtame të ndryshme të gripit kanë infektuar të njëjtin person në të njëjtën kohë, ato mund të shkëmbejnë segmentet e gjeneve të tyre dhe të krijojnë shtame të reja, më të transmetueshme. Nëse një punonjës i një ferme vizonësh që është i sëmurë me grip infektohet gjithashtu nga H5N1, kjo mund të jetë gjithçka që duhet shmangur për të nxitur shpërthimin e një pandemie të re.
Për të shmangur këtë gjë, duhet të jetë gjerësisht i disponueshëm testimi i shpejtë, veçanërisht për punëtorët e shpendëve dhe njerëzit që trajtojnë zogjtë e egër ose kafshë të tjera të egra. Dhe duhet të zgjerohen shpejt aftësitë aktuale të testimit. Ndoshta lajmi më i mirë është se ne kemi disa vaksina kundër H5N1 të miratuara tashmë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, siguria dhe reagimi imunitar i të cilave janë studiuar tashmë.
Qeveria e SHBA-së ka një rezervë të vogël të vaksinës H5N1, por ajo nuk do të mjaftojë nëse do të ndodhë një shpërthim epidemik serioz. Dhe prodhimi i qindra miliona dozave të një vaksine të re mund të zgjasë 6 muaj ose më shumë. Aktualisht nuk ka vaksina mRNA anti-grip të miratuara nga entet përkatëse për gripin, por përpjekjet në këtë drejtim duhet të përshpejtohen.
Nëse OBSH do të marrë drejtimin në zgjerimin e prodhimit global të vaksinave, ajo ka nevojë për mbështetjen e vendeve të pasura dhe bashkëpunimin e kompanive të mëdha farmaceutike që kanë patentat dhe njohuritë. Një sfidë e madhe për grumbullimin e vaksinave të gripit është se ato mund të humbasin fuqinë me kalimin e kohës dhe kanë nevojë të përditësohen ndërsa shfaqen variante të reja.
Shkencëtarët po punojnë aktualisht për zhvillimin e një vaksine universale ndaj gripit, e cila mund të mbulojë të gjitha variantet, si dhe ato të ardhshme pandemike. Pandemitë vdekjeprurëse të gripit ndodhin rregullisht në historinë njerëzore.
Dhe ato nuk presin derisa njerëzit të shërohen nga një shpërthim i hershëm, pavarësisht se sa të lodhur mund të ndihemi që të gjithë nga pandemia aktuale që duket se po përfundon. Këtë herë, kemi jo vetëm paralajmërimin, por edhe shumicën e mjeteve që na duhen për të shmangur një pandemi. Nuk duhet të presim derisa të jetë tepër vonë. /Përkthyer nga CNA.al
Nuk ka asnje pandemi te rrezikeshme. Jane pune te satanit dhe ndjekesve te tij. Po na e bejne varrin globalistet. Ju mund ti quani konspiracione keto, por jane te verteta. Ashtu sic bene me covidin do te bejne edhe pandemi te tjera. Qellimi? Te vrasin njerezit dhe te jetojne ata qe kane para dhe prona (toka). Ja pse po blejne toka Bill Gates me shoke.