
Kjo javë është parashikuar se do të jetë me temperatura ekstreme.
Madje në disa shtete sikundër në Britani të Madhe për herë të parë termometri do të regjistrojë mbi 40 gradë Celsius. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.
Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar disa këshilla sesi mund të përballojmë këtë mot ekstremisht të nxehtë.
OBSH rekomandon:
-Qëndroni në dhomën më të freskët në shtëpi, veçanërisht gjatë natës.
-Shpenzoni 2-3 orë në ditë në një vend të freskët, në një ndërtesë me ajër të kondicioniuar.
-Shmangni daljet në orët më të nxehta të ditës.
-Nëse mundeni, shmangni aktivitetin e rëndë fizik ose zgjidhni orët të më fresktëa nga ora 04:00 deri në 07:00 të mëngjesit.
-Qëndroni në hije.
-Mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara
-Gjatë këtyre ditëve të nxehta mos harroni se duhet të pini shumë lëngje, kryesisht ujë e qëndroni larg pijeve alkoolike.
Rekomandimi ObSh: Rrini ne shtepi dy jave SA te sheshojme kurben e te nxehtit. Vini maska ne shtepi. Izolohuni ne shtepi. Dhe e fundit I nxehti mund te jete shenje qe koronavirus po zhvillohet ne nje variant te rrezikshme,biles mund te jete dhe faktor per shkrirjen e akujve. Rekomandohet vaksinimi akullnajave me vaksina.pfizer ose moderna