A rrezikohemi nga tërmetet në Turqi? Ja çfarë thotë Luljeta Bozo

19 Shkurt 2023, 09:55Sociale TEMA

A rrezikohemi nga tërmetet në Turqi? Ja çfarë thotë

Specialistja e ndërtimit dhe inxhinierja Luljeta Bozo ka folur për situatën sizmologjike në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri, ku humbën jetën mijëra qytetarë.

Bozo shpjegon se nga të dhënat historike, tërmeti maksimal që mund të ketë ndodhur në vendin tonë është 7-7.1 ballë, teksa shtoi se zonat më të rrezikuara janë përgjatë bregdetit Adriatiko-Jonian.

“Nga të dhënat historike, tërmeti maksimal që mund të ketë ndodhur ka shkuar 7-7.1 ballë. Harta sizmologjike duhet ndryshuar. Zonat më të rrezikuara janë përgjatë bregdetit Adriatiko-Jonian. Aty ka çarje tektonike. Korja është e dobësuar. Kjo është çarja më e madhe.

Ne jemi në zonën e Adriatikut. Kemi tjetër natyrë. Ne jemi në një zonë që mbizotërojnë termet të cekëta. Maksimumi shkon deri më 50 km thellësi. Pas një tërmeti janë pasgoditjet që nuk janë më të forta se ai i pari. Tërmeti 7.6 është tërmet i dytë, jo pasgoditje. Ka një paralajmërim para tërmetit por është e shkurtër, saqë nuk arrin dot të veprosh. Më 26 nëntor, paralajmërimi ishte afër orës 4:00 dhe ai orës 7:00 ishte tërmet.

Qytetarët duhet ta kenë kuptuar që jetojmë në një vend që lëkundet, duam apo nuk duam. Në shtëpitë që banojnë të kërkojnë informacion për projektuesit dhe zbatuesit. Ke kemi godina mbi 60 vjeçare, këto duhet patjetër që ministria të ngrejë grupe të specializuara për t’i verifikuar nëse qëndrojnë dot apo jo para një tërmeti”, tha ajo në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” . 

1 Komente

  1. s
    spata

    Disa fakte qe lidhen me historikun e termeteve ne rajonin tone .Si Greqija ,Ballkani perendimor, sidomos vendi yne ,MV dhe Italija kane qene dhe jane te rrezikuara nga termete. Sic shpjegon dhe zonja Bozgo ato nuk shkojne me shume se 7-7.3 balle . Teknikishte nga kjo pikpamje ne jemi te sigurt ne se zbatohen kodet e ndertimeve antisizmike . Atje ku shkelen sigurishte qe do te kete dhe fatkeqsira . Ne si vend kemi nje defekt qe duhet te riparohet urgjentishte . Studimi i zonave gjeofizike dhe shkelja e kodeve te ndertimit . Nuk me duken llogjike kalimi i kufijve te lartesise se godinave qe po aplikohen kohet e fundit . Argumentet ,se fitojme siperfaqe teritoresh ,me shtimin e kateve ,jane te pa bazuara me kercenimin aktual .Vendi yne futet ne zonat me rrezik te mesem e te larte termetesh.Shtetet fqinje sidomos Greqija ,Italija e Jugut dhe MV nuk e kalojne kufirin e lartesise se godinave teparashikuara nekodet e ndertimit .Greqija kohet e fundit po studjon godinat e vjetra per ti perfocuar .Kete duhet te bejeme dhe ne qe kemi nje sasi te madhe ndertimesh para viteve 1980.Ne Italine e Jugut as behet fjale per ndertime te reja por vetemper rikonstruksjone te godinave te vjetra. Ne po eksperimentojme pa u thelluar tek eksperienca e vendeve fqinje . Ndoshta ne duhet te shohim prespektiven e nevojave te brendshme, ne kushtet ku popullsija po zvogelohet e ti rikthehemi godinave te vjetra .Ku duhen prishur te prishen e ku duhet te rikonstruktohen te nderhyet . Termetet ne rajonin tone ,duke perfshire Mesdheun Lindor,shkaktohen nga perplasja e pllakave te Afrikes me ato te kontinentit Evropjan .Po te analizojme termetet ,ne te shkuaren, ato kane kapur me shume vendet e Afrikes Veriore e me pak ato te rajonit Mesdhetar Lindor . Mbas viteve 1960 shihet se harta e goditjeve nga termeti flet per nje cvendosje VL e Lindore ku perfshihe vendet qe nenvizova me larte . Pra kemi nje spostim te forcave shtytse te pllakave Afrikane ne drejtimin VL e Lindje . Para se te ndodhte termeti famkeq ne Turqi u goditen me radhe Italija Jugore ,Shqiperija e Greqija ku me i madhi ishte ne Shqiperi e Itali . Nga termeti i 2019 tek ne e deri ne 2023 qe ra ne Turqi, duket qarte se tendenca e termeteve po shkon drejt Lindjes . Vendi yne te pakten per 40 vjet nuk do te kete termete te shkalles 7 balle . Ato do te ndjekin linjen e Lindjes ku rreth vitit 2027, me ne Lindje te Turqise ,do te kemi te njejtin termet me ate qe ra ne Turqi .Rezikohen shtetet e Gadishullit te Arabise Saudite.Dhe ne 2031-33 ato ne lindje te Gadishullit Arabik .Irani ,Afganistani,Pakistani deri ne Indi .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje