Akullorja e rrezikshme, AKU: 'Hagen Dazs' me këtë datë skadence s’duhet të haet

25 Gusht 2022, 20:50Sociale TEMA

Akullorja e rrezikshme, AKU: 'Hagen Dazs' me këtë

Akullorja me origjinë franceze ‘Hagen Dazs’ me datë skadence 08.04.2023 nuk duhet të konsumohet.

Sipas sistemit të njoftimit të menjëhershëm për ushqimin, pas analizave laboratorike të kryera në Francë është konstatuar prani e 2-kloretanolit në akulloret me vanilje.

Ky produkt përmban pesticide që nuk lejohet të përdoret në ushqimet e shitura në BE. Nëse ky produkt konsumohet  në sasi të tepërt shkakton helmim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka marrë masat e nevojshme për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit.

Pyetur nga Euronews Albania AKU thotë se ky lloj i akullores nuk është në sasi të madhe në tregun shqiptar, po pa specifikuar sasinë e saktë.

AKU po ashtu bën thirrje për konsumatorin që produktin të mos e konsumojnë por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.

Franca e ka lëshuar alarmin për rrezik të mundshëm nga kjo akullore që prej korrikut. Së fundmi është kërkuar zyrtarisht tërheqja nga tregu i kësaj akulloreje.

1 Komente

  1. K
    Kopenhagen

    Te haet??? O pika qe s ´te bie o kalemxhi me gjithe Mero Bazen qe te mban ne pune. As te kopjoni nuk dini o injorante kazani.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje