Zgjatet qëndrimi me 6 muaj afganëve që erdhën në Shqipëri

25 Gusht 2022, 15:56Sociale TEMA

Zgjatet qëndrimi me 6 muaj afganëve që erdhën në

Një vit pasi mbërritën në Shqipëri pasi talebanët morën pushtetin, qeveria ka vendosur që të zgjasë me 6 muaj qëndrimin e afganëve në vendin tonë.

'Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pas pikës 2, të vendimit nr.501, datë 25.8.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, personave, që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shtyhet qëndrimi dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë.”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.'- thuhet në VKM.

 

1 Komente

  1. T
    Toni

    Mos harroni shqiptare, i keni dhurate nga tradhtari Edi Rama.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje