
Të shikosh lotët e nënës plakë, të shikosh të dridhen ato thinja, të shikosh shtëpinë gjithë në flakë, nuk ke as forcë e as ndihmë. Është tmerr kur duart t’i kanë lidhur, shtrëngo grushte e sytë gjithë lot, s’mbahet më kjo brengë kaq e hidhur. Do të flasësh po nuk flet dot.
Këto vargje të thurura në birucat e burgut famëkeq të Spaçit janë shkruar nga poeti Ylber Merdani. Ai ka qenë i dënuar politik nga sistemi komunist.
Mes dhimbjes së kujtesës për atë që ka kaluar, Merdani tregon se çfarë ndodhi me familjen e tij në atë kohë.
“Ne na fusnin në ashefkat e kulleirit, në shtëpitë tona rrinte drejtori i burgut. Si tregtare, morën me radhë gjithë burrat e fisit, i kaluan në site, në tortura sa dhe këmbët ja u digjnin nëpër mamgalle me prush që të nxirrnin florinjtë.
Sipas dokumenteve, 4.5 kunjtal i morën familjes Merdani. Në vitin 67’ na internuan për herë të parë si familje, unë e motra ishim mësues, vëllai në klasë të tretë gjimnaz, ta them sinqerisht që binim të flinim dhe shikonim në ëndrra furra me bukë se ishim të uritur,” – u shpreh poeti për Euronews Albania.
Persekutimi i familjes dhe internimi ishte vetëm fillimi. Për shkak se shkruante vargje poezish, ai u dënua me disa vite burg.
“Unë kam qenë vetëm në Spaç. Pasi bëra dy vite internim në Pulahë të Oparit me burgosen në Spaç të Mirditës, i denoncuar nga një familje dhe jam dënuar me 8 vite burg vetëm për dorëshkrimet e mia të poezive. Mi kapën. Gjithë mllefin, urrejtjen e vuajtjen që ballafaqova me mjerimin, unë i ktheva në frymëzim e në vargje,” – rrëfeu Merdani.
Disa vite pas daljes nga burgu, Merdani tregon se shteti shqiptar nuk i ka trajtuar siç duhet të burgosurit politik.
“Për ne duhej bërë që në fillim, ka 30 vite nuk ka mbaruar ende kësti i tretë për trashëgimtarët. Mjafton të të them këtë se unë që kam vuajtur në Spaç, marr si kryefamiljar 280 mijë lek të vjetra, ish hetuesi im merr nja 500 mijë a mos më shumë. Tani ç’të të them më tepër,” – u shpreh poeti.
Vuajtjet në jetë ju kthyen në mësime, e për këtë ka një mesazh për popullin shqiptar.
“Një popull që harron të kaluarën, ai është i vdekur. Ky popull te këtë parasysh se e shkuara ka lidhje me të tashmen, e me te ardhmen. Nuk duhet harruar ajo që nuk harrohet, se ndryshe kthehemi përsëri aty ku ishim,” – tha ai.
Poeti korçar Ylber Merdani është një nga figurat ende të gjalla i cili dëshmon për historitë famëkeqe të sistemit komunist, ku historitë personale, ato të miqve të tij dhe shpirtin artistik e ka derdhur në më tepër se 20 libra.
4.5 kv flori? E habiteshme ne ate varferi ekstreme....per nje familje tregetare qe noton mbi ar.Tek tregetaret e asaj koeh nuk mund qe te gjeje me shume se dy qypa me flori qe nuk i kalonin 10-15 kilet. Ylber, edhe pse kam respekt per vitet e burgut tend, por diçka nuk shkonte tek familja juaj me ate pasuri perrallore. Shteti shqiptar u be telef duke kerkuar arin e vjedhur nga gjermanet qe nuk i kalonte ne fakt dy kv. Do te rrojme dhe do te mesojme....hynere te tilla.
Genjeshtra me bisht. Keta "ish te persekutuarit" jane shtresa me e ndyre dhe me e neveritshme e shoqerise shqiptare. Hajdute, mashtrues, te korruptuar, maskarenj, kriminele, ordinere te vertete, kjo eshte shtresa e tyre! Qenka denuar ne Spac "8 vjet, per disa vargje dhe poezi" thote ky kokrra e maskarait. Le te thote aryen e vertete qe eshte denua, qelbesira, pse nuk e thote? Nuk te denonte askush per "vargje poezie", madje denimi maksimal per agjitacion propagande ishte 5 vjet. Pra edhe nese keto "vargjet" jane perdorur si fakt per ta denuar per agjitacion propagande, nuk ka asnje mundesi te jete denua 8 vjet dhe ne Spac! Te tregoje te verteten maskarai, cfare ka bere!
Sherif Merdani kurishte gjalle ka deklaruar se eshte mare kesti i tete per ish te burgosurit Politike.Kush eshte e verteta?Qeverite e majta edhe pse e dinin qe te persekutuarit nuk votonin per to,kane dhene shume me teper keste se partia qe perfitonte votat e tyre.