"Shkatërrim për familjet", qytetarët të ndarë në mendime për bastet sportive

24 Gusht 2022, 21:30Sociale TEMA

"Shkatërrim për familjet", qytetarët të ndarë

Federatat sportive kanë kërkuar rihapjen e basteve në vend përmes një peticioni dërguar Kryeministrit dhe kuvendit.

Kjo ka hapur dhe debate në shoqëri, pasi jo të gjithë janë pro kësaj kërkese.

Në mesin e qytetarëve gratë kundërshtojnë me force rihapjen e tyre, ndërsa burrat janë të ndarë në mendime.

“Nëse populli ka lekë, lë të luajnë, dëshira është e atyre”, u shpreh një qytetar.

“Janë shkatërrim për familjet, qoftë bastet, qoftë llotot dhe bixhozi. Pse duhen të hapen”, u shpreh një tjetër qytetare.

“Nuk duhen të hapën është shumë e dëmshme për popullin tonë”, tha një tjetër zonjë.



3 Komente

  1. D
    Drita

    Kunder,kunder kunder

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk paska fund degjenerimi

      Bastet nuk duhet te rihapen ne asnje menyre sepse: 1. Varesia nga bixhozi eshte po aq e forte dhe e demshme sa varesia nga droga. Eshte ves qe ka rrenuar ekonomikisht shume familje shqiptare. Eshte bere shkak per divorce dhe ne disa raste edhe per vetevrasje. 2. Eshte nje biznes qe thjesht qarkullon parate nga me budallenjte tek me te poshtrit pa prodhuar asnje te mire per shoqerine. Per me teper, nje pjese e madhe e fitimeve shkojne jashte vendit. 3. Kanalizon kapitale financiare dhe njerezore ne nje sektor jo-produktiv dhe 100% parazitar. Nje vend i varfer si Shqiperia nuk mund t’ia lejoje vetes kete. 4. I jep kontigjentit kriminal, qe ka vazhduar te merret me kete pune ne ilegalitet, license shteterore per te rrjepur njerezit. Krijon gjithashtu plot mundesi per te bere pastrim parash. 5. I jep te rinjve mesazhin me te keq te mundshem.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkaterrim qe c'ke me te

        Patjeter qe eshte shkaterrim per familjet. Kjo nuk na con as ne fazen "Burrat nene hije lozin kuvendojne pika qe s'u bie se nga grate rrojne" kjo i con familjet shqiptare shume me keq. familjet qe humbasin gjithe cfare kane per shkak te varesise qe baballaret/burrat/djemte kane keto lloj varesish. Marshtrohen e genjehen e madje vidhen nga familjari qe ka kete lloj varesie e ne shume raste edhe dhunohen. Te pakten tek poezia ishin vetem pertace, keta duan te inkurajojne shume me keq se kaq, Sa shume familje jane shkaterruar tashme per shkak te varesise se bizhozit, droges a varesive te tjera qe nuk po i marr me radhe me

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje