Biznesmeni denoncon Eni Çobanin për shantazh: Më bëri gjyq publik pse nuk pranova "gjyqin e saj në televizion"!

17 Korrik 2024, 17:02Sociale TEMA
Biznesmeni denoncon Eni Çobanin për shantazh: Më bëri gjyq

Julian Hupi, një biznesmen nga Bulqiza që zotëron agroturizmin e njohur si Kulla Hupi, ka akuzuar për shantazh përmes emisionit të saj “Shihemi në Gjyq”.

Hupi thotë se është sulmuar nga zonja Çobani përmes emisionit të saj, pasi ai refuzoi të bëhej pjesë e tij.

Në një status të gjatë në profilin e tij në Facebook ku tregon historinë e plotë, biznesmeni zbulon po ashtu se ka marrë kërcënime edhe në rrjetet sociale, të cilat do t’i bëjë publike.

Hupi shprehet se është e tmerrshme që një njeri që ka në dispozicion një hapësirë televizive ta përdorë atë si një frëngji lufte, të sulmojë, shpifë, e denigrojë me shumë pasion dikë që guxoi të refuzojë ftesën e pjesëmarrjes në shown e saj mediatik.

Letra e plotë e biznesmenit Julian Hupi:

Të dashur miq, ju që më njihni e s’më njihni, ju që e keni vizituar bujtinën në kullën tonë ose jo. Dua të ndaj me ju sot një shqetësim.

U shokova kur dëgjova një sulm që kishte bërë ndaj biznesit tim familjar Eni Çobani, që bën një program në Televizionin Klan ditën e diel. Më kishte bërë një gjyq në mungesë. S’kishte lënë akuzë pa bërë, deri sa në fund më akuzonte se kam shkelur Ligjin Tregtar dhe Kodin Penal.

Shumë shkurt:

Një bashkëfshatar dhe kushuri i largët, më kishte paditur mua në gjyqin e Enit, se përse unë e quaj biznesin tim në promovimin publik “Kulla Hupi”. Arsyeja është sepse edhe familja e tij trashëgon një ndërtesë të vjetër, Kullën e Sulejman(Sul) Hupit, e cila është Monument Kulture, që prej vitit 1979. Në regjistrin e monumenteve të Kulturës qarku Dibër është regjistruar si: “BANESA E SUL HUPIT NË FSHATIN DUSHË”

Edhe unë kam të trashëguar nga të parët e mi një ndërtesë të vjetër, të paktën 200 vjeçare, një kullë guri. Pas shumë vitesh punë në emigracion, u ktheva në fshatin tim në Lepurak-Dushaj, Bulqizë dhe pjesën që më takon të kullës time e shndërrova në një bujtinë. Këtu fillon “lufta”.

Bashkëfshatari im shkon tek gjyqi i Enit dhe Eni me fton të dilnim “ta sqarojmë këtë punë” në studio, ditën e dielë në TV Klan. E takova me mirësjellje dhe i thashë se nuk dua të bëhem pjesë e këtyre gjërave, nëse ka probleme, ka gjykata që i zgjidhin këto punë.

Ajo më kërkoi sërish që unë të merrja pjesë ne gjyqin e saj, duke me thënë se “Gentiani- bashkëfshatari im- do të vazhdojë dhe ftesa për ty është sërish e hapur”. Unë e mbylla komunikim duke thënë se Gentianit i uroj punë të mbarë, ta restaurojë objektin që trashëgon, ta bëjë edhe më të mirë se timin dhe ta gëzojë.

Unë thjeshtë i thashë, nëse më sulmoni biznesin, do ju padis. Dhe këtë zonja që e quan kërcënim. Sepse ju atje në televizon mund të thoni ç’të doni, ndërsa kur ne që punojmë nga 18 orë në ditë, kur tentojmë të mbrohemi, quhet kërcënim.

Meqë unë refuzova gjyqin televiziv, u gjenda nën një monolog-agresiv të zonjës, duke iu drejtuar kameras në mënyrë të paprecedentë: “Shqiptarë, kjo nuk është Kulla Hupi. Julian Hupi ka shkelur ligjin, ka shkelur Ligjin Tregtar dhe Kodin Penal”.

E tmerrshme! Si është e mundur që nje njeri që ka në dispozicion një hapësirë televizive ta përdorë atë si një frëngji lufte, të sulmojë, shpifë, e denigrojë me shumë pasion dikë që guxoi të refuzojë ftesën e pjesëmarrjes në SHOë e saj mediatik.

Zonjë e nderuar!

Unë quhem Julian Hupi, pra kam mbiemrin HUPI. Kam trashëguar një kullë, një shtëpi guri të vjetër, me çertifikatë pronësie dhe me tri kate, madje dhe një dhomëz që quhet dhoma e luftës, me frëngji ku luftonin burrat kur sulmohej kulla. Edhe katragjyshi, stërgjyshi, gjyshi, im atë dhe unë mbajmë mbiemrin HUPI.

Për pasojë kjo vazhdon edhe sot të quhet Kulla Hupi. Edhe para se ta bëja bujtinë kullë i thoja, sepse ne malësorët kulla u themi shtëpive. Ju më akuzoni në televizion se kam shkelur ligjin tregtar. Emri im tregtar është “Julian HUPI P.F”. Nuk ka asnjë subjekt tjetër me këtë emër. Ju më kërkoni llogari mua pse e quaj kullën time “Kulla HUPI”.

Po si ta quaj, Kulla Çobani? Apo mos ta quaj kullë fare, ta quaj supermarket? Apo PUB, diskotekë, si mendon ti zonjë? Atë kohë zonjë, çdo shtëpi guri ishte në formën e kullës, sepse ne mbroheshim edhe nga serbët edhe nga njëri-tjetri. Me serbët kemi bërë paqe ndërkohë, por me njëri-tjetrin ende. Ka nëpër fshat dhjetra kulla, Kulla e Currit, Kulla e Shahut, Kulla e Karajt… etj etj. Nuk ka çertifikatë se cila ndërtesë quhet kullë zonjë.

Kulla e bashkëfshatarit e bashkëkushëririt tim është edhe monument kulture dhe ky është ndryshimi. Unë do të isha i kënaqur që edhe ajo ti shërbente turizmit të zonës tonë të varfër. Unë nuk ia kam marrë këtë status. Bile jam i lumtur që nuk e kam monument kulture, pasi të ndërhysh në një objekt-monument kulture është odise më vete.

Gjithësesi, nëse bashkëfshatari im i drejtohet gjykatës së shtetit, unë do ti përgjigjem ftestës së saj me shumë korrektesë. Unë problemet i zgjidh në gjyqin e shtetit dhe për gjyq njoh vetëm atë. Nëse ti bën SHOë televiziv, unë s’jam preje për këtë lloj produksioni, me vjen keq. Unë dhe familja ime punojmë nga ora 5 mengjesit deri në 12 të natës. Ndaj dhe bashkë do të përballemi në gjyqin e vërtetë, jo në gjyqin tënd.

Të kesh në dispozicion një hapësirë televizive nuk është favor që ti ta përdorësh për të sulmuar të tjerët, pavarësisht arsyeve. Televizioni është pushtet dhe ai që e zotëron atë pushtet duhet të tregojë pergjegjshmëri në mënyrën se si e përdor.

Në fund:

Ju e dini atë historinë me dy fshatarët që po kthehesin në shtëpi pa asnjë kacidhe në xhep, kur gjetën shishen me Xhindin brenda.

-Më nxirrni prej këtu, e do ju plotësoj çdo dëshirë që të kenti- u tha ai.

I pari kërkoi një lopë.

-Po ti – iu drejtua të dytit – çfarë dëshire kë?

-Merrja lopët këtij që ia dhe.

Bashkëshatarin tim mund ta mirëkuptoj në këtë këndvështrim, po ti çfarë ke me lopën time, që e kam blerë me para djerse e gjaku dhe tani që kam filluar ta mjel, më godet me gurë nga frëngjia jote televizive.

Të dashur miq!

Unë nuk kam fuqinë e një televizioni. Unë bëj një biznes familjar. Por kërkoj ndihmën tuaj ta shpërndani këtë reagim, për ti thënë të gjithë atyre që e kanë frekuentuar bujtinën tonë, Kullën Tonë, apo atyre që thjeshtë kanë dëgjuar sulmet e bëra ndaj meje, se jam një njeri që të vetmet të drejta që kam shkelur në këtë botë janë ato të familjes time, që nuk njohin as të shtunë, as të dielë..!

Dhe te gjitha kercenimet qe vijne nga rrejtet sociale do ti publikojme ne vazhdim!

52 Komente

  1. G
    Gënjeshtra del një ditë

    E më në fund hapen petët e lakrorit për TV Klanin e Sandër mafiozit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli i vocee

      Eni Cobanit Ben Gjyq te hapur Taliban ( versteinen) me gjuajtje me Gure

      Përgjigjjuni
      1. E
        Era

        Eni Çobani, një plehrë e medias dhe jurisprudencës shqiptare dhe një ryshfetmarrëse 100 Euro për çdo provim të një lënde ordinere që jepte në vitet 2000 në Fakultetin Juridik.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lala i Lushnjes

          Ore çuna, e shtyp Eni apo se shtyp Eni? Sepse po nuk e "shtupi,, ka proplem, fillojnë luhatjet psikologjike.

          Përgjigjjuni
      2. J
        Juli

        Iiiiiikkkkk fare prej andej . Se ske për të fituar asgjë me ata mashtrues e hajdutë. Shko në ndonjë vënd evropian dhe hape atje bujtinën tënde. Vërja emrin bujtinë shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Pergezime! Bindes, I qarte ,I ekilibruar i matur, I mencur. Ta gezosh e lulezofsh kullen tende,..n Cobanit I paskan ikur / humbur/ bagetie...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Per korrektesë

            Respekte, Agim. Respekte edhe per Julian Hupin qe e prezantoi veten nje njeri shumë të ekuilibruar, te ndershëm, punëtor, por edhe te zgjuar. Bravo.

            Përgjigjjuni
            1. a
              ana

              1. Me kete reagim te matur e te drejtë biznesi jot do rritet.Edhe une do vij e do bej reklame per ju 2.Eni mbledh hallexhinj te pashkolluar te frustruar dhe bën cirk me kete emision bosh. 3. Fajtor eshte edhe ky Gjebrea qe si mole vetem rrjep lekë. Me atë sjelljen qe t'a shpif si i dashur i pergjeruar i urte qe bien per vete plakat e moshuara me hijen mjaltë.Pale ai koqja i bingos qe nuk pushon profesor profesor. po eshte vemje profrsor

              Përgjigjjuni
            2. M
              Malshova

              E kam pare dikue Tani nuk e shikoj ate emisjon me kurre sepse Zonja ne fjale u bente presjon bile dhe i kercenonte qe te pranonin dhe te benin ashtu si deshironte ajo njerzve te thjeshte e te pa djallezuar Qysh atehere me eshte neveritur ai emisjon me regji tepregatitur

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

                Gjyqin vertet e ben Eni, por gjobat i vendos Ardit Gjebrea.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luca

                  Kryeminister Plaku Arditi dhe (Vogelscheuche) Eni

                  Përgjigjjuni
                2. X
                  Xhevati

                  J'u lumtè Z.Hupi per kurajon per t'u perballur me kete fèlliqèsire delirante. Kjo ka pasur edhe raste tè tjera qè eshte pèrfolur per "akrobacira" me njerez te ndryshèm dhe eshte kritikuar edhe nga vete "Stopi" I Klanit. Por si duket, i klani I klanit, eshte i kènaqur me çfare ajo bèn...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sadiu

                    Të lumtë more djal, mos u tërhiq nga një gjobëvënse, nga një njeri pa moral profesional, nga një njeri që e di veten sikur është "kulla", por ajo nuk është as një kasolle dhishë. Me dy seanca e fiton gjyqin dhe fiton shumë të madhe për dëmin që të ka sjell. Të vaftë mbarë puna e djersës tënde.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dibrane

                      Duket Enit( me keq ardhje) i ka reshkitur ndonhecike drrasa???????? Gjynah

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sqepari

                        Me cthote zoteria, ka te drejte qe edhe TV ta padis!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Anna

                          Cobanja tall menderen me njezez fukarenj e te manget nga intelekti

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arditi

                            Te lumte zoteri,mire qe doli dikush ti tregoje vendin kesaj matrapazeje pseudoavokateje qe shfytezon hallet qytetareve

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rasim

                              Degjeneroje atë bagjellën.

                              Përgjigjjuni
                              1. "
                                "BOHOTINA"

                                Bravo biznesmenit. Ka pertrire traditen e te pareve, Kjo Eni eshte gjobaxhie...

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Josifi

                                  Edhe unë ndërroj kanal pasi konfliktet në atë emisión më trasmtojnë energji negative!Për rastin në fjalë them se më përforcon bindjen se ky emisión është i stisur dhe pa vlerë për shumë teleshikues!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Ver llapa

                                    Emisioni i Cobanes eshte nje nga emissionet me te degjeneruara te pordhes TV Shqiptare. Njerez hallexhi hishen ne ringun e cobanit Si qen te terbuar per klikime ne pranine e kryeplakut Gjebrea Kete perdhunim te qytetareve kjo e quan gjyq Public.Kjo zonje i ngjan nje Dordoleci .Turp

                                    Përgjigjjuni
                                    1. O
                                      Operah Winfrey e degjeneruar e Shqiperise

                                      Kjo eshte nje feministe e ndyr. E kupton democracine persembrapshi. Publiku eshte gjithmone mbushur me femra dhe ky publik femrash fiton gjithmon. Burrat jan gjithmon injorant dhe nuk u lejohet te ngren zerin por vecse femrat.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        I djeguri nga drejtesia

                                        Po te kete drejtesi do fitosh. Ne te kunderten behu gati se lufta sapo ka filluar.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Labeati

                                          Pergjigje dinjitoze.respekte

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Labeati

                                            Pergjigje dinjitoze.respekte

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Labeati

                                              Pergjigje dinjitoze.respekte

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Labeati

                                                Pergjigje dinjitoze.respekte

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  LORA

                                                  Zoti J.Hupi,ju nuk keni hic nevoje per fuqine e nje kazani-tv, sese ju keni fuqine e punes suaj te palodhur,aktivitetit tuaj legal dhe pronesise suaj legale. Ju uroj shendet e bereqet. Respekt qe nuk keni pranuar te merrni zvarre dinjitetin tuaj ne nje mender emision kazani. TUNG.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    FATMIRI

                                                    ENI ÇOBANI NJE GJOBAZHESH E QELBUR NJE LAVIR QE DEFORMON DHE THUR LLOJ LLOJ INTRIGA PER TE MAR LEKE NGA NJERZIT

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Deda

                                                      Çfar merresh me çobani që duket si lopë barrse. Po vazhdo punën se djersa nuk humbet kurr

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. C
                                                        Cobani

                                                        Dede ku ma gjen te jete lope barrese se pjell qingjin e prodhon qumesht. Por ajo eshte lope ne majmeri, pra lope qe e ka mbaruar ciklin e riprodhimit dhe e fusin ne regjim ushqimor te sfrocuar, qe kur ta therin te kete sa me shume mish. hahahahahahahahahahah

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tironsi ZZ, NYC

                                                          O çoban, po na trego edhe neve, të mësojmë si pjell Lopa Qingjin?! Të bëjmë ca $ këndej nga NY. Tiranë e NY gjithë jetës, helbete, nuk marr vesh nga çobanllëku.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. C
                                                            Cobo

                                                            Ke shume te drejte, gabim teknik, por nuk e korigjoj dot o buzevic! hahahahaha

                                                            Përgjigjjuni
                                                      2. T
                                                        Tironci

                                                        Nje thithlope apo moderatore? mos iu besoni ketyre qe duken si neperka se e kane te shkruar ne fytyre shpirtin e zi qe kane

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          AS

                                                          Jam me ju z. Hupi. E pashë në google biznesin tuaj dhe u befasova për atë që ke bërë. Sikur të gjithë dibranët të bëjnë atë që keni bërë ju Dibra do të ketë një pamje të bukur turistike e historike. Një gazetar i vjetër dibran që po qe se i bie rruga andej do të desh ta pijë një kafe e ta bëjë një intervistë. Gjitha të mirat!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Klani

                                                            Mbaresi ne biznesin tuaj,kjo cobanja e gjygjeve popullore eshte vecse nje plehre qe nuk e meriton as ti permendesh emrin ...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              Nari

                                                              Eni Cobani fytyra me e ndyre e medias shqiptare,e cila ne emisionin e saj te shpifur promovon banalitet,perversitet dhe agresivtet.Si mund te lejohet qe te vazhdoje nje emision i tille qe gjoja zgjidh mosmarveshjet,kur dihet qe ato zgjidhen vetem neper gjykata,ndersa kjo per te bere nje emision te ndyre tallet me hallexhinjte duke vene perballe dhe duke i shtyre per tu zene burri me gruan,babai me djalin,vellai me vellane apo me motren,motra me motren etj

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Alfred

                                                                Tv Klan dhe Top-channel gjobvenien kane pune!!! Gjithe gjobaxhinjte, gjithe matrapazet, gjithe mercenaret, gjithe perverset, gjithe kara-kurvat e Shqiperise ne keto dy "koshere" jane mbledhur! Dhe sherbejne per mafian politike-media-klientele biznesi! Ka gjetur tenxherja kapakun! Shtet taleban!!!!....

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Alfred

                                                                  Kjo koke-lope perdor me fukarenjte dhe te paditurit te njejten mendesi si mafia e mikro-kredive! Shantazho me qellim perfitimi!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Alfred

                                                                    Kjo Cobanesha eshte varianti "allafrenga dhe lesh-verdhe" i Sudes se piramidave!!!...

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. 1
                                                                      1995

                                                                      O Julian, ta dish ti kush eshte Eni Cobani ve duart ne koke! Njerezit qe i shohin emisionin e pandehin per zonje grua dhe profesioniste! Por kjo bushter ka nje jete me intriga, mashtrime, shantazhe, kercenime, hajduteri! E ka filluar qe ne bankat e fakultetit kur falsifikonte notat ne diplome, e ka vazhduar kur me mik u be pedagoge, nje nga me te paaftat qd ka pare Juridiku, e ka “perfeksionuar kur si sekretare e pergjithshme e Ministrise se Drejtesise vidhte me tenderat! Me lidhjet e saj te dyshimta arriti te mbyllte dosjen penale qe i hapi prokuroria per deklarim te rreme se gjoja i kishin hyre ne zyre e i kishin manipuluar te dhenat ne kompjuter! Denoncoje o Julian se kjo ska per tu ndalur, dili te keqes perpara se kjo bushter te ben gjemen!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        Mara emigrante ne Itali

                                                                        Kjo eshte figura e TV Klan , genjeshtare ,hajduta dhe dizinformues ,AMA duhet te veproje .Nje gje eshte e quarte po nuk u arestuan saliu ,luli ,Ilaria me zagare e tij Shqiperia ,drejtesia nuk behet .

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. A
                                                                          Asd

                                                                          Sqarimi qe ke bere ne kete shkrim largon cdo lloj dyshimi per emrin dhe meritat e familjes tuaj.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. D
                                                                            Drejtesia

                                                                            Ahh, çja paske bere mire asaj surrates, qe na e shpifi me gjoja gjygje qe ben kjo monster. Eshte bere milionere duke detyruar njerezit e shkrete te shkojne te emisioni i saj. I bej thirrje zotit Gjebrea, qe drejton ate emision, ta largoje ate Enin, dhe te shfrytezoje shkollen e saj ne ndonje vend pune tjeter, mos te kercenoje njerezit e shkrete, qe paguajne qimet e kokes, gjoja per te fituar gjygjin. Na ka bere qe mos ta shohim televizioin Klan vetem prej asaj.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. D
                                                                              Dhëmbeli

                                                                              Vërtetë të jap të drejtë ,dhe besoj në ato që thua J. Hupi ! Është e vazhdushme kjo lojë që bën kjo "avokate " në atë emisjon ! Na e pështirosi fare ! Nuk mundet të shikohet ai emisin !

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. Q
                                                                                Qytetari

                                                                                Të lumtë i nderuar. Mirë ja ke bërë asaj bullicës dhe emisionit të saj të shpifur.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. N
                                                                                  Nlaska

                                                                                  Mafja ka kapur cdo qelize te jetes shqiptare. Veshtire se behet ai vend.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. S
                                                                                    Sudja në version gjyqi me topa topa.

                                                                                    Mos ju ndaj, kërkoj nji shum qi ti dridhet bytha klanit, se me ato mashtrime wi oo ban ajo, po trash qafln e bytht duke ba pushime bashk me arditin. Prokuroria e shikon e ban sehir, drejtsia e shikjon si po ban gjyqe me topa, e bajn të tan sehir. Kusure mos i len.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. K
                                                                                      Kroi Mbretit.

                                                                                      Enit keputi nje tegel te mire qe te mbledhe mendjen.Kur i shkon mendja per tafllak i rjep klientet.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. d
                                                                                        durresi

                                                                                        fantastike, gezohem shume ne rradhe te pare per reagimin e njerzeve per nje femer te ndyre dhe per nje tv shpifes.ne rrjetet sociale e kam ndjekur gjithmone veprimtarine e kulles hupi.shume puntor ai djale dhe familja e tij.turp per personin tjeter qe don ti heqi buken e gojes bashkefshatarit te vet.do te deshiroja shume zoti julian qe te gjitha pergjigjet e njerzeve qe kane shkruar ti botosh diku qe ti lexojne te gjithe shqipetaret per ata ndyresira do te vijme me gjithe deshiren e madhe ne kullen tende te bukur dhe te madherishme.mos u dorzo perpara asaj qelbesire ashtu sic e pershkruajne te gjithe njerzit qe e njohin

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. G
                                                                                          Gjirokastriti

                                                                                          Zotëri hidhe në gjyq këtë deliranten, e cila në fakultet ishte e fundit studente një zero me xhufkë. Kishtr babain dhe ai një njeri që i kishte ecur në jetë po nik shkëlqente gjëkundi. Eni përdorte gjithë kohën emrin e babait, u bashkua dhe me Arditin e u bënë që sa më larg tu rrish aq më mirë është, super mashtrusa.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. a
                                                                                            arrifi

                                                                                            Eni Çobani eshte kryemashtruesja jo vetem ne Shqiperi , eshte SUDJA e bere update, nga kjo shoqeri Këllirë qe gjejne hapesire ne Shqiperi.

                                                                                            Përgjigjjuni

                                                                                            Lini një Përgjigje