Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore

17 Dhjetor 2022, 13:29Sociale TEMA
Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një

 

Pas librit “Unë jam Gegë” që ngjalli jo pak debate në opinionin publik, gazetari dhe publicisti pohon se edhe libri i ri  ka elemente kontroverse.  Në “Gegë e Toskë”, Mustafa Nano ka bërë një përpjekje shteruese për temën. Në një punë hulumtuese, shkruar me stil letrar e të pasur me referenca, autori  e nis me shfaqjen e gegëve dhe toskëve në histori, e deri te shoqëria e sotme. Ai hodhi edhe disa opsione mbi diskutimin e standardit të gjuhës shqipe

Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsa toskët të parave; gegët dinë të bëjnë luftë, toskët propagandë; gegët janë trima, toskët mendjehapur; gegët janë të dhënë pas fisit, toskët pas vetes; gegët janë poetikë, toskët prozaikë; gegët janë të zgjuar, domethënë finokë e dinakë, toskët të

mençur, domethënë pragmatistë e të korruptueshëm; gegët pëlqejnë jetën rapsodike brenda fisit, toskët jetën sociale jashtë shtëpisë; gegët duan ta këqyrin bukurinë, toskët ta shijojnë atë... Me kontraste të këtij lloji Mustafa Nano pat shkruar një artikull mbi dallimet mes gegëve dhe toskëve. Ishte viti 2009 dhe siçkujton gazetari e publicisti, shkrimi nuk shkoi pa komente të kujt ndjente se i ishin fyer ndjenjat krahinore. Kjo hapi një botë të re për të deri në botimin e librit “Gegë dhe Toskë”.

Për këdo që mendon se titulli është i njohur, autori shpjegon se ky libër, ndryshe nga “Unë jam Gegë”, vjen si një përpjekje shteruese për të trajtuar temën.

“...Dhe më vjen mirë që, më në fund, gjeta kohë për ta ndrequr “lajthimin” e kryer, dhe tani jam me shpresën se libri do të nxisëtë njëjtin interes, sido që më dhemb kur mendoj se ajo pjesë lexuesish që kanë kaluar nëpër duar “Unë jam gegë” nuk do ta shohin me vend ta shfletojnë këtë version të ripunuar e të përditësuar, të shkruar lëndimthi”, shkruan Nano në librin “Gegë dhe Toskë”, i cili vjen si një vepër studimore, nën logon e botimeve UET PRESS.

Në një punë hulumtuese, shkruar me stil letrar e të pasur me referenca, Mustafa Nano e nis me shfaqjen e gegëve dhe toskëve në histori, Prej ilirëve te gegët, e prej epirotëve te

Toskët e deri në ndasitë e shoqërisë së sotme.

“Unë nuk pretendoj të bëj ndonjë libër shkencor.  Unë kam bërëatë që është, unë kam bërë një libër për gegët dhe toskët, ashtu siç unë e njoh çështjen dhe ashtu si unë di ta trajtoj”, u shpreh gjatë përurimit të librit autori.

I vetëdijshëm se libri ka aspekte kontroverse, Nano u shpreh i kënaqur me veprën tij, duke e cilësuar si një trajtim ezaurues. “Dhe më vjen mirë që  në historinë  e akademizmit shqiptar nuk ka një libër tjetër që ta ketë trajtuar këtë çështje, si unë, nëkuptimin shterues, jo cilësor”, shtoi më tej autori.

Ai i cilësoi shqiptarët si më të dobëtit dhe të prapambeturit nërajon, duke gjetur si shkak mungesën e përvojës perandorake. “Ne kemi pasur një përvojë shtetërore , nuk kemi pasur njëpërvojë perandorake siç e kanë pasur fqinjët tanë”.

Islamizimi i thellë i shqiptarëve, sipas Nanos, i cili tashmë e cilëosi veten si studiues në këtë temë, bëri që edhe lëvizja kombëtare në perëndim të perandorisë osmane, të ishte më e vonë se e fqinjëve, që e kishin dallues identitetin fetar.

“Unë po them një gjë që mund të jetë kontroverse, mund tëprovokojë edhe kjo është relative nga njerëz të caktuar, por kur të huajt u pajtuan që do të ndërtohej një shtet shqiptar-flas përRepublikën e Shqipërisë- , unë mendoj që e kanë bërë në atëpjesë të botës shqiptare që ishte më e përçarë. Sipas meje kjo ishte pjesa më e përçarë e botës shqiptare, sepse janë fe tëndryshme.”

Në librin “Gegë dhe Toskë”, Nano trajton sesi kosovarët mbeten të padukshëm në histori deri

vonë dhe sipas tij bëhen të gjallë me Lidhjen e Prizrenit. Nano shkruan se Lidhja nisi si lëvizje e gegëve myslimanë, por u bitis si lëvizje kombëtare.  Gjergj Fishta romantizon Lidhjen e Prizrenit dhe pa Abdyl Frashërin, Lidhja do të mbetej në histori si një lëvizje islamike.

“Për mua bota kosovare është shumë kompakte në terma kulturore, në  terma të gjuhës, në terma fetarë, është me kompakte sesa e jona . Edhe të huajt ranë dakord që,  shteti shqiptar të ndërtohej tek kjo pjesë e Shqipërisë ku ka më shumëse një fe dhe kjo diferenca krahinore ka qenë shumë e fortë dhe ata sigurisht ranë dakord, sepse u pëlqente ideja, sipas meje, qëkëtu kishte ortodoksë dhe katolike dhe andej ishin rrëzuar komunitetet e krishtera. Në Kosovë nuk kishte të krishterë. Mirëpo , në këtë pjesë të Shqipërisë është bërë dhe historia e Shqipërisë”, mendon Nano.  

Sipas tij gjatë Rilindjes Kombëtare, ortodoksët shqiptarë u njohën si komuniteti, që nuk qe shumë patriotik. “...edhe sot e kësaj dite e shoh si më pak patriotikë dhe atdhetarë, por ata prodhuan një lloj elite, që për mua përbën krenarinë e Rilindjes tonë kombëtare,  duke filluar që nga Veqilharxhi te Kristoforidhi, por duke vazhduar dhe me arbëreshët në një farëmënyre. Edhe Rilindja u krijua këtu, nuk u krijua në Kosovë dhe kjo është arsyeja që them unë se kosovarët janë një histori mëvete...”

Autori u ndal edhe  tek debati mbi gjuhën shqipe. “ Është njëdiskutim që mua më intrigon shumë dhe me vjen inat që nuk kam kompetencën e duhur për t’u future dhunshëm, sepse unënuk jam gjuhëtar...”

Nano hodhi disa ide rreth diskutimit. “Një, është ta mbrojmë me xhelozi standardin që kemi. Dy, është mbi bazën e këtijstandardi dhe mbi bazën e realiteteve që kanë lindur. Duhet tëbëhen disa ndërhyrje , duhet të jenë të tilla në mënyrë që, të lënënë paqe shpirtrat edhe të atyre që janë në dashuri me standardin, por edhe atyre qe standardin nuk e duan edhe aq shumë. Pra këtubëhet një lloj gegëzmin i lehte...Rruga e tretë do të ishte tënormohej një Shqipe tjetër , e dytë, meqë kemi flamurin me dy koke, hajde normojmë edhe shqipen tjetër. Dhe ajo Shqipe mund të përdoret edhe nga një pjese e gegëve që janë në Shqipëri edhe që ende nuk ndihen afër standardit”.

Vetë Nano u shpreh për rrugën  parë, duke e konsideruar veten toskë, me standardin e ngritur me një bazë të madhe të toskërishtes.

Sipas gjuhëtarit Gjovalin Shkurtaj, libri i Mustafa Nanos ështgë një tërheqje për t’u thelluar.

“Bashkëbisedimi i hapur dhe i qashtër është karakteristikë e krijuesve të vërtetë”, tha Shkurtaj.

Gjuhëtari tha se libri ka prurje të reja, të përditësuara e të ngjeshura. Ai i vlerësoi synimet e publicistit si të mbara, por theksoi edhe ndonjë element a gojëdhënë, të cilat gjykoi Shkurtaj, po të qe në vendin e autorit do t’i kishte shmangur.

“Në këtë libër gjeta shumëçka që nuk e dija, apo që nuk e dija kështu, një vlerë  shtuar e hulumtimit që ka bërë Mustafa Nano dhe do të dëshiroja që kështu të vepronin edhe studiues e shkrimtarë të tjerë’, tha Shkurtaj.

Sipas tij libri sjell ndihmesë dhe shpjegime që pohojnë tëpërbashkëtat dhe dallimet etnologjike të shqiptarëve, të ndara nëdy krahina të mëdha, Gegëri e Toskëri.

Sipas zotit Shkurtaj, tematikat që ka prekur autori janëproblematika që meritojnë tema studimore si besimet fetare apo martesat e përziera me gegëve e toskëve. “Nuk janë dy ushtri qëndeshen, janë  gjuha e njerëzve që flasin nga krahina  tëndryshme, vendosur ë një ambient të caktuar”. Sipas gjuhëtarit kjo temë thellon atë që është njohur si bashkëveprim dialektor. Ai vlerësoi edhe prurjet e albanologëve të huaj.

Edhe shkrimtari e publicisti Preç Zogaj e vlerësoi librin e Nanos duke theksuar kureshtjen intelektuale dhe krijuese.

“Rrallë janë publicistët që futën në brendësinë edhe të shkencës, një miksim organik mes publicistikës dhe shkencores dhe nërastin konkret, historikes”, u shpreh Zogaj.

Si lexues, Zogaj e sheh librin si një panoramë të ngjeshur të një historie shumëvjeçarë ku është formuar dhe plazmuar populli shqiptar.

Sipas studiuesit Aristotel Spiro, “Gegë dhe Toskë” funksionon sinjë histori dekonstrukturimi,

e modeleve zyrtare sidomos e historiografisë komunizmit, “qëpromovonte rolin e masave në histori duke e idealizuarnjëkohësisht rolin e individit”.

Spiro e cilësoi si një  histori e deheroizuar, e çmitizuar dhe për këtë arsye realiste. “ Ese historike-letrare e mbështetur në njëliteraturë të gjerë, që mund të përballonte edhe kërkesat mërigoroze akademike, por e shkruar me  stil letrar, që ndjek rrëfimtarinë e autorëve klasikë europiane”, shtoi studiuesi.

Ai tha se koncepte themelore të etnografisë historike, si gegë e toskë, shndërrohen në metafora shpjeguese të sjelljes së sotme shoqërore, politike, letrare artistike shqiptare. Spiro tha se ështënjë thirrje për katharsis shpirtëror e intelektual për të rishikuar dhe shëndoshur raportet me veten, të tjerët, e njeriut të thjeshtëme udhëheqësin e shumë çështje të tjera.

Pedagogu i Shkencave Politike në UET, Florian Çullhai tha se ka disa momente delikate në libër. Ai është i mendimit se teksti ka tendencë për të çmitizuar “gegët të kombit, ndërsa toskët të shtetit. Pedagogu u ndal tek një lloj dekonstruksioni, post-pozitivizmi, dehemogjinizimi dhe një dozë e caktuar ironie e brendshme. Ai vlerësoi se  mënyra e Nanos për ta parë “Gegun e Barletit, të Fishtës e të Berishës si të njëjtë,  përmes një vazhdimësie”, është i përciptë.

“Tendencë e fortë e autorit, për një ekzigjencë për ta shterurhistorinë deri në fund, aq sa mundet, ka letërsi. Ka disa momente delikate, për momentin tim. Tendenca për të rrokur çdo hapësirë, çdo sferë patjetër, që sjell firo...”

...Gegët janë tradicionalistë, konservatorë, deri edhe reaksionarë, toskët progresistë, liberalë, deri dhe revolucionarë; gegët janë zogollianë, toskët fannolianë; gegët janë të djathtë, toskët janë të majtë; me gegët mund të ndërtosh një komb, me toskët mund të ndërtosh demokracinë e shtetin e së drejtës...Kështu i mbyllte kontrastet dikur mbi gegët dhe toskët Mustafa Nano, bazuar ndoshta nga vëzhgime jo aq të thella, sa ato që sjell në këtë vepër hulumtuese. Ndoshta disa prej atyre kontrasteve nuk kanë ndryshuar për autorin, mund vetëm të jenë thelluar në një qasje studimore e historike...

 

 

Lini një Përgjigje