Brenda një ore shkretohet fusha e Tërbufit

14 Korrik 2022, 15:49Sociale TEMA

Brenda një ore shkretohet fusha e Tërbufit

Digjet fusha e Tërbufit. Të paktën 20 vatra zjarri kanë shpërthyer brenda një ore në fushat e korrura të grurit dhe nëpër kanalet e tokave bujqësore.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore e djegur, dhe nje makinë. Kjo që shihni në foto është një kamionçinë e djegur në mes të tokave të Zham Fshat në Lushnje.

Pronari i saj kishte shkuar të mblidhte dengjet e kashtës dhe si rezultat i zjarrit u dogjën jo vetëm ngarkesa me bar të thatë, por edhe vetë automjeti. Policia zjarrfikëse mbërriti në vendngjarje por nuk mundi të kontrollojë të gjitha zjarret ndaj është larguar.

2 Komente

  1. Çeprati

    Hajde shkrim hajde. O gaxhgauna, po të mesmen të paktën e keni bërë?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trifoni pe Qipidhasi

      eshte normale per fshataret qe pas korrjes se grurit fusha te digjet. Keshtu eshte bere zakonisht se ndihmon token dhe te mbjellat me pas. Gazetari i artikullit nga padija eshte perpjekur per te bere nje lajm bombastik

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje