Bulqizë: Shkon në 50 numri i personave që i janë drejtuar spitalit me shenja helmimi

7 Korrik 2024, 20:20Sociale TEMA

Bulqizë: Shkon në 50 numri i personave që i janë drejtuar

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije, se numri i personave të cilët i janë drejtuar spitalit në Bulqizë me shenja helmimi ka shkuar në 50.

Mes tyre ka edhe fëmijë. Ende është e paqartë çfarë e ka shkaktuar helmimin e tyre, por paraprakisht nuk dyshohet që helmimi të ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm.

Pacientët nuk janë nga e njëjta zonë, por nga disa fshatra dhe lagje të qytetit.

Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

1 Komente

  1. R
    Republic banana......

    Citjoneziu (me Adidas e Lacoste): cer boni mer zgjebsa, une ju keshilloj te pini birra,uje megaz(pordhe) e turkish coffee e ju shkoni pini uje!? Kemi shume turista e nuk ja dalim dot me uje..... gezuar ramazonin .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje