Në një kohë që temperaturat kanë arritur pikun, dhe rreziku i rënies së zjarreve është i lartë, ministria e Mbrojtjes i është drejtuar me një apel qytetarëve.
Ndërsa u kërkon të shmangin zjarret e qëllimshme, ajo u kujton se çdo zjarrvënie e rrezikshme në pyje dënohet deri në 15 vite burg.
''Shqipëria është futur në stinën e temperaturave shumë larta!
Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme.
Dënimi i zjarrvënies në pyje me deri në 15 vjet burg tregon vendosmërinë e institucioneve tona ndaj këtij veprimi kriminal.
Të gjithë bashkë, të angazhuar në luftën kundër zjarrvënies së qëllimshme.
Informimi i shpejtë dhe koordinimi i autoriteteve janë thelbësore për të parandaluar katastrofat e mëdha. Forcat e Armatosura dhe Agjencia Mbrojtjes Civile janë gjithmonë në gatishmëri në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës të qytetarëve tanë përballë çdo rreziku që mund të shfaqet.
Në rast emergjence kontakto:
-127
-128
-129
Ose në numrin e gjelbër të Emergjencave Civile
08000911.
Pyet duhet të pastrohen nga shkurret, punësohen njerëzit dhe largohet mundësia e zjarrit. Në këtë gjendje që janë, zjarrvënsit nuk e kanë të vështirë për të bërë zjarrvënie të qëllimshme
Ne burgje nuk ka me vende ka mbipopullim. Kush do te hyje me pare ne burg; zjarrevenesit, kriminelet, shperndaresit dhe trafikantet e droges, prostitutat, pronaret e "Qirjeve te Masazhit", Lali Zdromsi me 5D, hajdutet e inceneratoreve, drejtuesit e policise qe bashkepunojne me kriminelet, mashtruesit e "mikrokredive", Kryeministri qe firmos fet e fet 17 vendime grabitjesh brenda nje ore, pushkatuesit e Spitalit Onkologjik e me gjere, ata te dializes se Vilma Rrushit (Nushit), investitoret strategjik, ata te PPP, Kar-strati, Mane, Salillari, ata qe "ndihmojne" kalimin e paligjshem te refugjateve arabe e zezake dhe kjo liste nuk a te mbaruar......