Skandali tek Onkologjiku, Ilir Alimehmeti: Të gjithë e dinin çfarë ndodhte, shkeljet që gjeti KLSH

6 Korrik 2024, 17:13Sociale TEMA
Skandali tek Onkologjiku, Ilir Alimehmeti: Të gjithë e dinin

Drejtuesi i departamentit të shëndetësisë, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në A2, ku mes të tjerash foli dhe për skandalin e javëve të fundit që u bë publik për spitalin Onkologjik.

Sipas mjekut të njohur, të gjithë kanë qenë në dijeni të asaj që ka ndodhur tek ky spital, por është sëmundja e kancerit e cila e bënë më të ndjeshme këtë rast abuzimi.

Alimehmeti rendit disa nga shkeljet që ka gjetur KLSH në këtë institucion shëndetësor, teksa kritikon dhe disa nga politikat e ndjekura nga qeveria përmes programeve të ndryshme.

“Fenomenin tek Onkologjiku njerëzit e dinin. Sëmundja e kancerit është më e rënda që kemi. Nuk është shkaku i parë i vdekjes, por për shkak të bjerrjes dhe koha e gjatë e vuajtjes, dhimbja e madhe, e bën sëmundjen më sensitive.

Kështu që ndjeshmëria jonë vjen në pah. Ne jemi një shtet që investojmë pak në Shëndetësisë, jemi dhe pas Kosovës. Ne paguajmë shumë për shëndetësisë. Mungesat në Onkologjik jo vetëm i kemi ditur, por janë të raportuara nga KLSH. Kemi mësuar për mungesë barnash dhe pajisjesh.

Të gjithë situatën e dinim. Këto lloj situatash krijohen ku ka mjegull. Gjithkush që ka shkelur ligjin duhet të hetohet dhe dënohet. Por aman të gjitha janë të pafajshëm deri sa të flasë gjykata.

KLSH na thotë për mungesën e pajisjeve shëndetësore, ka hetuar 13 preparate kimio dhe thotë që këto vijnë me mungesë për shkak tenderësh dhe furnizimi. Po e dhe kimion me vonesë, zëre se nuk e ke dhënë. Rekomandimet duhet të zbatohen.

KLSH na flet për programin kombëtar të kontrollit të kancerit që duhet të na jepte shumë informacion për të ditur sa pajisje duhet të blejmë, sa ilaçe duhet të kemi, ne duhet të kemi të dhëna. Dhe KLSH thotë që nuk ka një raport nga programi kombëtar i kontrollit të kancerit. Po për çfarë i kemi atëherë, i bie të jetë kot”, tha Alimehmeti.

2 Komente

  1. I
    Ilir

    Ajo mjekja PERE, qe kishte problem pamjen, ka blere 3 apartmente sa ne Tirane ne Pogradec. Ka hapur edhe klinike private. Jane NEPERKA, gjarperinj qe u duhet shtypur koka pa meshire. T'u SEKUESTROHEN te gjitha, dhe me parate e rekuperuara, te DEMSHPERBLEHEN viktimat e ketyre... vemjeve. Nese duam sadopak drejtesi.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Visi

      Do desha ti beja dy pyetje ketij mender prof doc Ilir Alimekaka kur e paska ditur c'fare ndodhte tek onokologjiku pse nuk i raportone babait shpirteror ne kat te tete se e dinte ai si e paraqiste gjendjen pastaj . Dhe pyetja e dyte ku e vendos vehten ne krahasim me dr Halim Kosove nje peronalitet i vertete nje mjek i shkeqyer dhe ku ndodhet tashti nga e syrgjynosen se nuk degjohet fare zeri se besoj edhe ky Alimekaka te njejtin fat do te kete .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje