Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin TEA, i cili u vjen në ndihmë të gjithë turistëve në Shqipëri dhe padyshim edhe qytetarët shqiptarë duke marrë më shumë informacion.
Ai ka publikuar në “Facebook” një video, ku ndan detaje lidhur me këtë aplikacion, duke theksuar se të gjithë mund të gjejnë evente kulturore, artistike dhe çdo shërbim rreth vendpushimit që doni.
Rama ka shtuar se në TEA mund të gjithë mund të gjejnë gjithçka, si hotele, restorante, farmaci dhe bankomate.
“Shkarko tani Aplikacionin TEA dhe gjej jo vetëm evente kulturore dhe artistike por edhe çdo shërbim rreth vendpushimit tuaj.
Nga Hotelet tek restorantet, nga bankomatet tek farmacitë deri tek shërbimet e emergjencës, me TEA-n do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet lehtësisht.
TEA, Udhëzuesi juaj Digjital”, ka shkruar ai.
mos harroni qebabtoret dhe cezmat e ujit.
Do ti vendosim dhe ato.
A di njeri te me thote se ku mund te gjej te dhena ne kohe reale per transportin publik te Tiranes, si kryeqytet i vendit? Po si eshte e mundur qe ne 2024 te mos kete nje aplikacion qe tregon levizjen dhe vendndodhjen e autobuseve te linjave te Tiranes ne kohe reale? Mire qe nuk respektojne orarin, vonohen dhe nuk plotesojne as minimumin e nevojshem te komfortit, por asnje e dhene gjekundi se ku mund te ndodhen autobuzat ne nje moment te caktuar te dotes. Bashkia ka paguar mijera euro (mbase qindra mijera euro) Vodafonin per te bere nje aplikacion te pa vlere qe na tregon vetem vendndodhjen e stacioneve te autobuzave te qytetit, po jo te vete autobuzave ne kohe reale. Sa per informacionin mbi restorantet, baret, hotelet, etj i gjen ne Tripadvisor, te shoqeruara me vleresime te paanshme dhe objektive.