Festa e Krishtlindjes këtë vit ka sjellë një fenomen shpresëdhënës për klerin katolik në Shqipëri: rikthimin e masiv të të rinjve drejt institucioneve të kultit.
I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” nën drejtimin e Arbër Hitajt, Dom Kreshnik Ivani ka bërë një analizë të thellë të festës, duke theksuar se ajo është shumë më tepër se sa një datë në kalendar apo një simbolikë e thjeshtë; për besimtarët, ajo është “prani reale e Jezu Krishtit”.
Kleriku preku edhe plagën moderne të izolimit teknologjik. Sipas tij, ndonëse teknologjia i ka larguar njerëzit fizikisht duke krijuar një boshllëk shpirtëror, të rinjtë po e gjejnë ngushëllimin dhe mbushjen e këtij boshllëku duke kërkuar Zotin realisht.
Një mesazh i fortë u përcoll për harmoninë fetare, të cilën Dom Ivani e cilësoi si një vlerë mbarëbotërore të Shqipërisë, por që nuk duhet marrë si e mirëqenë përgjithmonë.
“Ne duhet të punojmë fort që ta ruajmë. Ku ka kriza, hyjnë lehtë edhe qasje ekstreme. Ndaj duhet ta ruajmë këtë harmoni,” paralajmëroi ai.
Dom Ivani vuri në dukje se ndonëse Kisha Katolike historikisht ka qenë më e përqendruar në Veri (veçanërisht në Shkodër), ajo është rritur ndjeshëm në Tiranë dhe periferitë e saj.
Në mbyllje, ai dha një mesazh optimizmi, duke kritikuar fokusin e tepërt të mediave tek lajmet negative.
“Njerëzit e jetojnë ndryshe realitetin. Ka shumë shpresë për ditët që vijnë dhe festa është shenjë shprese,” përfundoi Dom Ivani, duke kujtuar se periudha e festimeve zgjat deri më 8 janar.
Po duhët që të ruhet por myslimanët as vet nukë e dinë se çfare janë, Shqiptar Evropjanë apo Turq Azatik. Kurë janë në Shqiprie janë mysliman Turq dhe thonë se nukë donë që të qeverisen nga kaurret, por kurë dalin në Evropë apo në perendim bëhën më katolik se Papa me dy fetyren e tyrë. Myslimanët shqip folës janë njerzë komplet fallco pa shtyllë korrizore pa komb.
Harmonia fetare nuk ndertohet duke ndertuar kisha apo xhami ne teritore qe dikur kane qene te teritor nje feje tjeter. Harmonia fetare ne Shqiperi eshte vetem fjale, realiteti eshte nje lufte e bute e qe mbulohet me fjale te bukura e qellimi eshte per ti mare te tjereve besimtaret.