Deputetja flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj: Bëj petat e laknorit, para së gjithash jam malsore

25 Dhjetor 2025, 09:55Sociale TEMA
Deputetja flet për atmosferën festive në shtëpinë e

Atmosferë festive, tradita të lashta dhe gatime tradicionale, kështu i përshkruan Krishtlindjet deputetja nga Shkodra, Marjana Koçeku, e cila ishte e ftuar në Dita Jonë në A2 CNN për të ndarë me publikun mënyrën se si familja e saj i feston këto ditë të shënuara.

Ajo tregoi se, pavarësisht angazhimeve politike dhe statusit si deputete, festat në shtëpinë e saj mbeten të thjeshta dhe të lidhura fort me zakonet e trashëguara brez pas brezi.

Deputetja theksoi se Krishtlindja, apo “Kshnella” siç quhet në dialektin e zonës së saj, është festa më e rëndësishme për familjen, jo vetëm për simbolikën fetare, por edhe për ritualet tradicionale që e shoqërojnë.

“Bej petat e laknorit me nënën time, ashtu si çdo vit. Deputetja vjen pas, unë jam para së gjithash malësore”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se posti nuk e ka ndryshuar aspak mënyrën se si i jeton festat. Sipas saj, Krishtlindjet janë moment reflektimi, bashkimi familjar dhe falënderimi për vlerat me të cilat është rritur.

Deputetja ftoi qytetarët që ditët festive t’i kalojnë në Shkodër, duke e cilësuar si një destinacion unik për ushqimin tradicional, atmosferën festive dhe pasurinë natyrore e kulturore që ofron.

4 Komente

  1. Z
    Zonja Koqeku

    Ik moj shurre e mblidh Derrat,Juve vrisni njeri tjetrin,,as emri fshat nuk egziston tek juve,I keni shtepite nje ketu e nje ne gop te Groshes se jeni ne gjak e urreheni mes jush..cfare ti sjellesh ti Shqiperise qe u bere Deputete me para droge nga nje Qeveri Droge.ti Bido bajga dhe ZeQenia e rruges jeni injorantet e dobishem

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      Po cfare domethene kjo tru laraske me shprehjen " jam malesore", kujt po u rruhet po ata nga Shqiperia e Mesme dhe Jugu cfare jane.... Moj cuce mbaje para sysh: Me te pa bese se malcoret nuk ka, te vrasin pas shpine dhe ngujohen ne kulla e me pas kerkojne bese, kush kerkon Bese i pa Besi.

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ?!

        E kujt i plasi kari se cfare ben kjo fytyre hardhuca

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kris

          Mos ha shume brumera se humbet elegancen

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje