Komuniteti i ING në Gjermani dhe kolegë të saj kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Eorda Sinollarit, 32-vjeçares nga Frankfurti, e cila u shua më 12 dhjetor 2025.
Eorda ishte pjesë e ING që prej janarit 2021. Së fundmi, ajo punonte si analiste e të dhënave në departamentin CoE Pricing & Product Analytics, ndërsa më herët kishte kontribuar në strukturat e FCC Retail, të lidhura me sistemet kundër pastrimit të parave (AML).
Kolegët dhe drejtuesit e saj e kujtojnë si një profesioniste të përkushtuar, me natyrë të qetë dhe miqësore. Ajo kishte ndërtuar jetën dhe karrierën e saj në Gjermani, duke mbetur njëkohësisht e lidhur ngushtë me familjen dhe duke e mbështetur atë në mënyrë aktive.
Në reagimet zyrtare, theksohet se Eorda ishte një person energjik dhe plot jetë, që përballoi me sukses përgjegjësi të shumta profesionale deri në tetor 2024, duke lënë pas një kontribut të çmuar dhe një kujtim të pashlyeshëm te kolegët.
Me largimin e saj, nuk është humbur vetëm një punonjëse, por edhe një njeri me vlera të rralla njerëzore, i cili do të kujtohet për mirësinë, forcën e qetë dhe ngrohtësinë që sillte në çdo takim.
ING i ka përcjellë familjes së Eorda Sinollarit ngushëllimet më të sinqerta, duke shprehur mirënjohjen për kohën dhe kontributin e saj.
Ja qe edhe ne Gjermani s'kenka gje jetesa.
Ngushellime Familiareve dhe te dashurve te tjere ... Fatekeqesi qe ne kete moshe te re te largohesh nga jeta... Zoti ju dhente force Familiareve..
Ngushellime Familiareve dhe te dashurve te tjere ... Fatekeqesi qe ne kete moshe te re te largohesh nga jeta... Zoti ju dhente force Familiareve..