Regjistrohen mbi 18 mijë automjete të reja në 9 muaj

23 Dhjetor 2025, 21:10Sociale TEMA
Regjistrohen mbi 18 mijë automjete të reja në 9 muaj

Në rrugët e vendit po shtohen gjithnjë e më shumë automjete të gjeneratës së fundit, duke reflektuar një trend pozitiv drejt modernizimit të flotës automobilistike.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se, gjatë periudhës Janar–Nëntor 2025 janë regjistruar gjithsej 18.095 mjete me moshë nga 0 deri në 4 vite.

Ky numër përfaqëson një rritje të ndjeshme prej 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, çka tregon interesin në rritje të qytetarëve për automjete më të reja dhe teknologjikisht më të avancuara.

Kjo prirje ndikon në përmirësimin e sigurisë rrugore, pasi mjetet e reja janë të pajisura me sisteme moderne mbrojtjeje dhe kontrolli, si: kamerat, frenimi emergjent dhe paralajmërimet automatike që ndihmojnë drejtimin modern.

Njëkohësisht, rinovimi i flotës automobilistike përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit, pasi automjetet e reja prodhojnë më pak ndotje dhe konsumojnë energji në mënyrë më efikase. Kjo ndikon pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së jetesës, veçanërisht në zonat urbane, ku trafiku mbetet një nga burimet kryesore të ndotjes.

Ndërkohë, gjatë periudhës Janar-Nëntor 2025, janë regjistruar 5.312 mjete green për herë të parë, duke shënuar një rritje prej 82.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rinovimi i flotës është një hap i domosdoshëm drejt një sistemi transporti më modern dhe të qëndrueshëm.

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Kjo tregon haptas krizen e madhe ekonomike ku qeveria e Edit e ka zhytur vendin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje