Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

23 Dhjetor 2025, 09:23Sociale TEMA
Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që t’i jepte administrimin e bashkisë më të varfër në vend, për të dhënë një shembull ndryshe nga kryetarët e bashkive që sipas tij tallin bythën me njerëzit dhe nuk bëjnë asnjë punë.

“Do të vijnë zgjedhjet lokale dhe, në qoftë se ka problem më të madh, Shqipëria ka problem me administrimin lokal. Edi Rama, njeriu që unë i besoj, ka bërë kryeveprën më të madhe që ka marrë kryetarin e bashkisë Beratit dhe kryetarin e bashkisë një katuni të marum si Cërriku që s'ka pas asnjë rrugë shtrume, që katunarët ishin në dëshpërim, që ka bo atë Cërrik atje me shpresë dhe e ka vënë jashtë gjithë nomenklaturave të Partisë Socialiste, si ministër Bujqësie.

Ndërsa pjesa tjetër e të gjithë kryetarëve të bashkisë që unë njoh, është copë-copë.

Kur unë kam ardhur para 10-12 vjetëve për të bërë biznes si Lezhën, si Elbasanin, si Tiranën, i kam gjet me një minimum nomenklature 500-700 vetë, kurse sot kanë nga 1500-2000 vetë në punë, shkatërrim.

Pushteti lokal është katastrofë, ka urrejtjen e njerëzve dhe është jashtë çdo shërbimi civil për njerëzit, për ujin, për dritat, për rrugën, vetëm përralla dhe demagogji.

Dhe Ed Rama, unë miku jot kërkoj një sfidë prej jush. Dua që si impreditor, si prodhues, të më japësh bashkinë më të varfër të Shqipërisë për ta administruar unë duke i dhënë shembullin gjithë topmodelave që janë kryetarë bashkie, se si administrohet prona e shtetit.

Ne prodhuesve që na dhemb shpirti, që e duam këtë vend dhe besojmë te ty jemi njerëz që e duam më shumë këtë vend se sa të gjithë topmodelat që i kanë krijuar getot e veta dhe tallin bythën me këtë popull.

Kështu që ne të duam, ne t'i kemi dhënë votat, ne do të vrapojmë drejt Europës dhe bëje këtë provë, se nuk do ngelesh i zhgënjyer”- tha Gjergj Luca.

35 Komente

  1. N
    Nastradini

    Formo nje qytet vete mor bq, quaje Balkan i Hapur dhe bej permendoren e pare per Arjan Selimi, por me perpara kthe ato euro qe i morre Krifces.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      ky eshte nje vagabond ordiner, nje megalloman, nje njeri i peshtire, por qe ka be leke fale Rames

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajro , shoku i Llazit.

        Muci, ti ke qene bashkepunetor i sigurimit

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

          une kam qene i perndjekur nga sigurimi, i kam pershkruar edhe ne vellimet e mija prozatore, pastaj me syrgjynosen ne fshatrat me te largeta, e gjitha familja ime ishte e perndjekur nga rregjimi i Hoxhes

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hajro , shoku i Llazit.

            Edhe Zana ka qene bashkepunetore e sigurimit.

            Përgjigjjuni
        2. B
          BIRBO GJATI NGA GRËMSHI

          Muç muti diversionist i ekonomise ne socializem. Leket Luca i ka bo me te gjithe dhe me te gjitha mundesite, kurse ti... ????? Nje cop lares WC-sh ne USA... po ke dhe nje trampllik qe je mbeshtetes i Orange head dhe do e besh MAGA. O provincial i deshtuar... Luuca tall LULUSHIN ME TY OR KAR QE ke shkel asfalt per here te pare dhe KE RA M' TIRON MBAS 80-tës.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alex

            Nuk ka bere vec leke ,ka hapur pune dhe kapunsuar mijra njerez ,me aftesi te rralla manaxhuse edhe ne kohe te veshtira..Te shkretet shqipo nuk dine ckerkojne..shajne ata qe dredhin zinxirin dhe pasurohen me leke te paligjshem, po shajne edhe. Me shume ata qe me veshtiresi bejne leke e hapin pune per vete dhe per te tjeret , md intesitet te larte angazhimi nga mengjezi ne darke dhe qe moto e jetes setyre nuk eshte parazitizmi dhe ankimet e pafundme ,por vec punen..Saduket nje takemi duhet te shikojne per njd kategori te trete ,por qe e mbajne fshehte e nuk e zbulojne ha ha..

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptaret e NY dhe tan Amerikes

              Aman o Muc Xhepa, te lutemi shume dergoi nji mesash Presidentit Trump qe ta urdheroje gogolin Rama qe te leshoje sinjalin e Televizionit Shqiptar qe ne shqiptaret emigrante ne New York e anembane botes te shohim emisionet shqiptare, te pakten per festat e fundvitit. Thuaj qe Rama e Saliu jane kucedrat antishqiptare te gjuhes, kuktures dhe historise tone shqiptare. Beje ket Muc dhe do te mbeshtesim per KM ne Tirane, tan emigracioni do te mbeshtese.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fieraku mallakastriot

              Ore Lucë, ç'ke me Edi Ramën? Po lerë mor burrë të rregullojë Londrën, Parisin, Berlinin, Romën se janë copë copë...... Leri bjondet kaçurrelse të bashkive tona të bëjnë pallë e të pallohen se nuk ju del rroga 600 mijë lekë, as për brekë....... I ke parë? Pse vijnë pa brekë në zyrë?

              Përgjigjjuni
              1. r
                robi

                Shikojeni bashkine e Durresit ku eshte katandisur pas largimit te Dakos. Nje rikonstruksion rruge 2 km nga treni rek ura dajlanit ka 3 muaj zvarre , ja nxine jeten qytetareve. Punohet me ritmin e breshkes, trotuari para Pall.sportit pustetat te thyera tek pllakat , as nje vit nga ndertimi. Tek busti Azemit stolat e betonit dhe shatervani sikur eshte bombarduar nga Putini, kudo ne trotuare pllaka te thyera prej vitesh si tek serbatori elektrik tek Muzeu deshmoreve trotuari ka 4 vjet me pusete te thyer . Peme te thara prej vitesh ne trotuarin e hyrjes ne Durres nga p.sportit drejt muzeut te Deshmoreve, Anash Bashkise ne rruge pllaka te thyera, rruga e hyrjes nga P. Sportit deri tek bashkia ne gjendje te mjerueshme, 2 here eshte rikonstruktuar. Atehere ku eshte vizioni I kryetares aktuale qe mbeshtet Edi.Rama. Gjendja e kanaleve te kullimit ne fshatra ne gjendje te mjeruar,.presin te shkoje uji I Erzenit tek dera e shtepise ne Kat.Te Ri.qe te pastrohen. doni me per Belulin.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elis

                  Ke të drejtë or zotri po kështu është dhe në vlorë etj. Problemi qëndron te njeriu. Hajdutet dalin në zgjedhje e premtojne punë po mendjen e kane si të vjedhim. Dhe ndonje që punon e sulmojne që ti zenë vendin. Kryetari me i sukseseshem ishte Veliaj që e rrasen ne burg. Ai mund të ndiqej në gjëndjen të liré, të vazhdonte punën, po Jo, burgu per prokuroret vlen me shumë se Tirana. Pastaj qahemi, Jo rruga, Jo çerdhja, lulishtet etj.

                  Përgjigjjuni
              2. M
                MCN ËSHTË BËRË LAVAZH?

                https://pamfleti.net/aktualitet/zbulohet-raporti-sekret-gjergj-luca-trafikant--prej-shume-vitesh-i198067___________ https://pamfleti.net/anti-mafia/gjergj-luca-skema-e-mashtrimit-me-naften-e-peshkimit-dhe-rimbursimin--i297406____________ https://pamfleti.net/anti-mafia/japonezet-i-nderprene-bashkepunimin-gjergj-luca-i-rames-trafikant-bor-i296392___________ https://pamfleti.net/anti-mafia/skandali-i-ekrezit-pasuria-ushtarake-qe-u-tret-ne-duart-e-trafikantit-i295915____________ https://pamfleti.net/anti-mafia/butrint-babloku-bllokon-73-kultivues-te-midhjes-per-te-favorizuar-tra-i270802______________ https://pamfleti.net/anti-mafia/hipokrizia-gjergj-luca-i-quan-koleget-gobsha-ndersa-vete-ka-ndertuar--i291802

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  o luc,ndreka ishte artist,mimika po ashtu,nga dleçin dole ti kokrra e karagjozit??megjithëse i tillë ke qënë që në fëmijëri!!nuk ta kanë mësuar,sepse nuk ke qënë i zoti në shkollë,se bashkitë nuk ti jep rama por populli që të voton??o luc,nuk je në kohën e naltmadhnisë kur i emronte ai kryetarët e bashkive!!

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zefi

                    Më mirë Edi rama te lidhej me hajdutë të tipit Luca se së paku ka taban familjar kante shkuar, vajti u lidh me hajdute pa origjinë Familjare dhe dylbera

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edi Rama ( dru me te bardhe)

                      Ma jep dis here bythen dhe une te jap bashkine e Kavajes..

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emigranti

                        Jepi Mallakastren dhe te shohim cdo bej zoteria. Nje vend pa te ardhura, pa indrustri dhe me shume varferi.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fieraku mallakastriot

                          Mallakastra nuk ka të ardhura? Mund të ketë baraz me Fierin. Por nuk ka drejtues..... E drejtojnë injorantët e paaftë. Çfarë ka Rroskoveci më shumë....... Mirëpo nuk ka lënë rrugë lagjeje pa asfaltuar bashkia....................................... Sepse di se si tja marë taksat e puseve të naftës kompanive që operojnë aty.

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          Populli

                          Te dalin 10 bura si Luca ! Kudo neper bashki ! Populli ka sy e vesh ! Duket ai qe ka ne gjak te eci ky vend ! Asnjeher mos mendoni te flisni keq per tjetrin ! Bota i dekoron bisnesmen te tille qe punsojne kaq shum puntore sa ka Luca ! Idete blihen kudo ne bote ! Lum kush i kap keta bisnesmen te tille ! Mos nigjoni pislliqe, portale , medja, e turli robsh qe karakterin e tyre e ngatrojne me te tjetrit ! Uroj të ta japi shalgjati o Luc me kete dud qe ke Respekt pa fund per njerezit e punes

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje Histori nga Fshati Teman i Beratit

                            Ne kohen e monizmit kur u krijuan kooperativat , ne zonat malore ishte idea nga disa kryetar kooperativash , qe nuk prodhohej gruri ne keto zona ? Po jap nje shembull , ne zones malore te Terpanit Berat ne vitin 1965-66 ne fshatin Teman vjen nje agronom , kryetar kooperative i nderuar i Polo Cakalli dhe e hodhi poshte ate teori qe nuk prodhohej gruri ? Me shume perkushtim mund dhe djerse nga te gjithe banoret e atij fshati jo vetem qe u prodhua gruri por gjithcka qe duhej fshatit , duke mare parasysh edhe terenin e veshtire apo klimen e ftohte , nen drejtimin e atij agranomi te shkelqyer , Polo Cakalli ? Dua te them se me vullnet e deshire te mire si dhe ndergjegje te larte arihet gjithecka . Eshte si puna e asaj familje kur ka nje grua nikoqire cdo gje shkon mbare ? Keta njeres duhet te zgjedhe qeveria ne pushtet qe te kene mundesi te bejne vezen e arte , atehere kthehet optimizmi per punen si dhe per te jetuar ne vendin tend ..!!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Toni Gogu ( I eksituar)

                              Këtë Lucën e kam piketuar për shefin e Bashkisë së travestitëve Surrel.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                KCK Live ne Surrel

                                Bravo Lluca i vocerr i Ndrekes se madh...nuk eshte pare kurre ndonjehere qe Loloja i Pallatit te sfidoje Monarkun!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Luca

                                  Per te gjithe ata qe me shajne, ta dine pra qe as der te majkari nuk me vijne.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gaetano

                                    Respektohesh luce per aq sa ke mundesine te besh me ate boten tende. Po thjesht shqiperise I mungojne meshkujt e dikurshem shqiptar. Nje Tom doshi vetem I fut ne rrojn katrore dy palet pasi une nuk di ca ka bo ne Australi, dij qe njeri ne krahine se flet nje llaf te keq per te. Fatkeqsisht, 97-ta e ndyre shmangu cunat trima e bujar shqiptar. I mungojne vlores, shkodres, durrsit, tirones, korces e dibres, dhe per rend kunder pushtllikut politike mungojne heronj tip mond kozeni. Ti je adap per biznes luce, po shqiprise I mungojne ata qe I bone balle krimit dhe politikes bashke. Dhe jane ne USA e kudo ne bote, nuk vijne me? Te merren me femra si gazrat apo bracet? Ti ben tregti peshku tashme, eshte ajo qe mund te besh me mire. Po prite ne karremin tend te leje rama nje bashki? Beje vete.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Labi

                                      O Luc ,je i papare.Ti ke te drejt te flasesh se ke bere cudira me biznesin megjithse te kane sulmuar te kane denigruar .Lere sehan lepiresit e partive dhe qeverive te llapin se vec llapen kane zanat.Zi or mik je puntor ,pa filtra ,ti ke kthyer germadhat e ushtrise ne qytete industriale ,i trajton punonjesit si askus tjeter.Ty te takon shprehja :” Qente le te lehin karvani te eci para”

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Popull i thjeshte

                                        Ja , komentuesit qe nuk dine te shohin drite ne fund te tunelit. Po i hidhen si hienat kunder nje njeriu qe punon, punon dhe vetem punon. Nuk cuditemi qe me rob te tille komentuesish, te kemi politikanet qe na sundojne.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Koli

                                          Jepja po e do ooncesion Lluca… apo e do 1 euro.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Roja

                                            Kam besim se Luca eshte punetor,do e bej ate qe thote.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Sinqeritet

                                              Gamor prej Fieri:Nuk e kupton dot,nastradin ramizi la litar berishen jashte,so shkerdhatokracia shkaterroi gjithe industrine (te pakten te lehte)se do te na jepnin cekun e bardhe dhe cfare do te beje populli pa pune?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. H
                                                Hallall

                                                Nuk jemi kunder....Ka dhene shune prova te sukseshme Gjergji. Ashtu u befte.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. t
                                                  tungjatjeta Gjergj

                                                  Po i shan kryetaret e bashkive tashti, por pak perpara ate cunakun, nipin e gruas se Servet Pellumbit, qe eshte d.m.th. kryetar ne Elbasan zotrote e ke perjetesuar ne nje imazh ne qytetin tend te peshkut me kurore mbreterore. I degjenerove fare mbreterit me kete imazh, ki parasysh qe ne krah ka Taulant Ballen.Po te doje te beje nje imazh te vertete per Elbasanin kishe shume figura per te zgjedhur.Kjo qe ke bere eshte lepirje ndaj pushtetit, per te cilin ti paske rezerva.Zvarritu dhe lepi ,kjo te ka sjelle sukses.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pun hajdutesh

                                                    O RAMME do ti nxjerrin sytë hajdutet e tuaj

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Ben

                                                      Perse Rama I vendos o koqe? Behu kandidat dhe te votoje populli. Apo do qe te behesh anetar I Komitetit Qendror?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Aron

                                                        Jam shume dakort me kete propozim te Luces. Kryetaret e Bashkive jane krejt dallkauka. Shume pak me gishtat e nje dore mund te jene qe dine si te administrojne, te tjeret jane analfabeta katunar. Mund ta shajme sa te duam Lucen, por ato punera qe ka marre persiper i ka nxjerr ne drite. Le ti jepet nje mundesi dhe te bej nje shembull, se ne keq e keq jemi nga keta drejtuesa, me keq nuk kemi ku te vemi.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Realisti

                                                          Meriton veçse respekt!! Rama do jetë vërtet ai që thotë se është nqs I jep Lucës bashkisë e Durrësit.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            An....Go....

                                                            Per ata qe pretendojne qe njohin Gjergjin... Ky njeri , me nje temperament per tu admiruar gjithshka qe ka arritur ne jeten e tij e ka nga puna e krahut.... Nje Bisnemen qe eshte aktiv gjith diten dhe mendon si te vere ne jete idete e tij per zhvillim industrial te industrise se vetme Shqipetare , te rimekembur krejtesisht ,asaj te peshkut , per te cilen cdo kush nga ne duhet te jete krenar. Nje personazh , nje karakter , industrialist , krenar , emocional , i ashper dhe vulgar , idealist , shum patriot , i drejteperdrejte me kedo qe i dek perpara , di te jete i thjeshte me te punesuarit e tij , di te jete xhentelmen , di te jete dhe horr aty ku e meritojne... Dhe kete te fundit e meritojne shume qe se kuptojne qe nje perandori bisnesi ndertohet edhe nga puna e karahut dhe mendjes. Ky eshte Gjergj Luca ne syte e mi

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje