Pas një viti të pazakontë, këshilli bashkiak i Tiranës miratoi buxhetin për vitin që vjen, me një shumë prej afro 400 milion euro për afro 600 mijë banorë.
Fondet për vitin e ardhshëm, rreth 70 % do të vijnë nga burimet e bashkisë që janë taksat dhe tarifat vendore, një pjesë janë transfertat e buxhetit të shtetit. Por këtë vit ka një risi, pasi një pjesë e fondeve do të mbarten nga viti aktual, pasi nuk janë shpenzuar, bëhet fjalë për mbi 120 mln euro. Enio Civici anëtar i këshillit bashkiak, Tiranë në një intervistë për emisionin E-ZONE tha se ky është shqetësimi kryesor i këshillit.
“Ne si anëtar por edhe kolegët e opozitës e ngritëm si shqetësim, që paratë janë familjet dhe bizneset që kanë paguar, por ato nuk po përkthen në investime. Por ky realitet ka ardhur si pasojë edhe i një viti të vështirë që ka kaluar bashkia në aspektin e menaxhimit. Ne kemi rënë dakord që nga fillimi i vitit që vjen do të ngremë një strukturë të posaçme monitoruese, për të ndjekur pikërisht procesin e investimeve gjatë 2026. Nuk është një praktikë e zakontë, por meqë jemi në një situatë të pazakontë do të kemi një sy më shumë në ecurinë e investimeve, pasi nuk duam që kjo që ndodhi në 2025 të përsëritet”,-tha Civici në Vizion Plus
Për vitin që vjen në bashkinë më të madhe në vend nuk pritet të ketë ndryshime fiskale. Buxheti nuk u shoqërua me ndryshime ligjore fiskale. E vetmja risi është heqja e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore.
“Në 2026 nuk do të ketë asnjë ndryshim fiskal. Do të mbetën në fuqi të njëjtat taksa dhe tarifa me të njëjtat norma. I vetmi ndryshim është se afro 800 milion lekë do t’i lihen qytetarëve dhe bizneseve, pasi taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore nga janari nuk do të aplikohet më”, -sqaroi Civici
Katër janë burimet kryesore nga vijnë paratë në bashkinë më të madhe në vend. Në vend të parë janë të ardhurat nga ndërtimet e reja, më pas nga taksa e pasurisë së patundshme, nga tarifa e pastrimit dhe në vend të katërt janë të ardhurat nga gjobat.
Ky model ku burojnë të ardhurat e bashkisë më të madhe është një dëshmi se nuk mund të bazohet ekzistenca financiare vetëm në sektorin e ndërtimit./vizionplus.tv
Sheshi Skenderbej kete Vit te ri po fle gjume , SPAK nuk po na organizone asgje... Fondet bashkia duhet t'ja kaloje Nesti Angonit i cili ja kalon Berrishes qe bene distributionin. Drejtesia qe enderonim
Eeeee , ka nje domethenie ndoshta : Lali gjithe vitin brenda , miliona leke te Bashkise pa u shpenzuar...konkluzioni ( ndoshta) : Ajola s'ka blere breke kete vit!!!..... epo bejini investime per ujin ne Tirane !!!
Vajtet shkarkuat kryebashkiakun me te mire qe ka pas Tirana ne 100 vjet, mbajeni deshtimin tani zoti keshilltar e bejeni kandahar prape tiranen.
Më mirë të ngelen pa shpenzuar, se sa ti vjedhin drrjtorët hajdutë të Bashkisë dhe të faturojnë punë të pabëra kurrë.
Si ka mundesi , nuk eshte gjetur njeri per ti vjedhur ? Apo duhet firma e Lalit per ti shperndare neper miq e farefis ? Boll na rropet me taksa te shtrenjtuara cdo vit o te korruptuar .