Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, ka vizituar për herë të parë Shkodrën, ku këtë të diel ka drejtuar meshën para Krishtlindjes në kishën ortodokse të këtij qyteti. Vizita e tij historike u shoqërua me mesazhe të forta shpirtërore, ku u theksua rëndësia e pranisë së Zotit në jetën personale, familjare dhe shoqërore të njeriut.
Gjatë predikimit, Kryepiskopi Joan nënvizoi se çdo përpjekje për të ndërtuar jetën, shoqërinë apo lumturinë pa Zotin është e destinuar të dështojë, ndërsa theksoi se porositë hyjnore nuk janë kufizim i lirisë, por garanci e saj.
Në fjalën e tij, Fortlumturia e Tij foli edhe për kuptimin e vërtetë të Kreshmës, duke theksuar se ajo nuk është thjesht heqje dorë nga ushqimi, por mbi të gjitha pastrim shpirtëror, largim nga thashethemet, shpifjet dhe mëkatet e përditshme. Ai u ndal edhe te rënia e natyrës njerëzore dhe misioni i Krishtit për ta ringritur atë.
Në mbyllje të mesazhit të tij, Kryepiskopi Joan vuri theksin te roli i familjes si bërthama e komunitetit dhe përgjegjësia që çdo besimtar ka jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Vizita e tij në Shkodër u cilësua si një moment i veçantë për komunitetin ortodoks dhe për gjithë qytetin, në prag të festës së Krishtlindjes. Pas meshës zhvilloi vizitë në bashkinë Shkodër dhe Myftini duke dhënë mesazhe paqe e bashkimi.
Plot katedralja e Shkodrës … interesant çka po ndodh me institucionet zyrtare të ortodokseve. Kryepeshkopi dhe 3 peshkopë janë myslymanë të konvertuar.. ja dhe rezultatet
Cfare do te thuash me fjalen " i konvertuar".. Nese familja ka qene myslimane kjo nuk do te thote se edhe femijet duhet te mbeten ne kete besim !!! Besimi eshte zgjedhje personale !!! Ketu ka ndodhur edhe e anasjellta , te krishtere jane konvertuar ne islam me zgjedhjen e tyre te lire !! Fakti qe Joani i hyri besimit te krishtere me aq perkushtim sa arriti te behej edhe Kryepeshkop tregon se nuk ishte konvertim sa per sy e faqe !!! Sa per ironine tende me katedralen , mesha ne radhe te pare eshte adhurim dhe lavderim per Zotin , dhe jo koncert rroku ku pjesemarrja e larte tregon "adhurim" per kengetarin , ose miting partiak ku meqe s'mbushet salla sjellim autobuze nga Tirana !!! Kisha eshte e hapur per ata qe deshirojne te vijne , kryepeshkopi e mban gjithe meshen pavaresisht nga pjesemarrja !!!
Drejt.
Eh mor shok, pse stadium eshte kisha? Sa per informacion kisha kishte mjaftueshem besimtare. Rezultatet ne boten shpirterore nuk maten me sa kunguj ka ne are.
Fatmir musulmani u be kryepeshkop Johani hahaha gallate albane
KRYEPESHKOPI I ORTHODHOKSEVE ,,,MYSLYMAN QE ,,U BE ORTHODHOKS,, O MAJ GAT ,,VETEM NE SHQIPERI BEHEN KTO ,,
Me sa di une modestisht. Bektashinjte e Shqiperise kane qene orthodhokse ne breza qysh nga kohet apostolike. Dhe sot Bektashizmi nderon mjafte shenjtore Orthodhokse, dhe mjafte praktika fetare i kane te ngjashme. Te jemi krenare per Kishen tone Autoqefale dhe klerin e saj, misionare te cilet jane bij te keij populli, historia e te cilit eshte per t'u pranuar pa komplekse e per te qene krenar.
KRYEPESHKOPI I ORTHODHOKSEVE ,,,MYSLYMAN QE ,,U BE ORTHODHOKS,, O MAJ GAT ,,VETEM NE SHQIPERI BEHEN KTO ,,