VIDEO/ Shqipëria ngre dronët për... bujqësinë

20 Dhjetor 2025, 11:59Sociale TEMA
VIDEO/ Shqipëria ngre dronët për... bujqësinë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë teknologjinë më të re në shërbim të bujqësisë shqiptare, një dron bujqësor që vihet për herë të parë në përdorim në vendin tonë.

Ministri Salla theksoi rëndësinë e këtij investimi për modernizimin e sektorit bujqësor dhe mbështetjen konkrete për fermerët.

“Kjo është teknologjia e re e fundit dhe më  vjen shumë mirë që është për herë të parë tek ne, pasi deri më sot nuk kemi pasur asnjë të tillë në Shqipëri. Ky dron do t’i vijë shumë në ndihmë Ministrisë së Bujqësisë dhe të gjitha produkteve që kërkojnë procese spërkatjeje dhe monitorimi,” u shpreh ministri.

Sipas tij, përdorimi i dronit do të mbulojë një sërë procesesh të rëndësishme në bujqësi, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kostot për fermerët.

“Shpresoj që të avancojmë më tej dhe ta shtojmë flotën e dronëve, në mënyrë që kjo teknologji të shtrihet edhe më gjerë në shërbim të fermerëve,” shtoi ministri Salla.

Sipas tij droni bujqësor do të shërbejë si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit.

Ky mjet do të vihet në dispozicion të QTTB Fushë-Krujë, QTTB Shkodër dhe fermerëve, si pjesë e një pakete më të gjerë investimesh që përfshin edhe mekanikë bujqësore moderne, si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse.

8 Komente

  1. D
    Detari

    vazhdojne vjedhjet e shtetit me tendera te fryra

    Përgjigjjuni
    1. t
      te gjoret katundare,i gjori vend

      Ngrihini se pari dronet, mbi te super te korruptuaren min. e bujqesise dhe kryeministrin e boseve te korrupsionit rama-balluku.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Me pelqen me duket e dobishme per bujqesine shqiptare

        Përgjigjjuni
        1. N
          Next level

          Prostitucioni i një deliranti injorant dhe antishqiptar në krye të një qeverie të paaftësh, vorioqimarjotësh dhe hajdutësh. Bujqësia shqiptare ka nevojë për një ligj pronësie. Për një paketë ligjesh që industrializojnë bujqësinë. Për një sistem strategjik kanalesh vaditës dhe kullues. Për fabrika plehrash kimikë dhe super fosfatesh. Për laboratore kërkimi shkencor. Për investime në formimin e kuadrit, industrializuar bujqësor dhe bujkut. Për një shkollë agrare moderne. Për fabrikë prodhimi traktorësh dhe pjesësh industriale bujqësore. Për sovranizëm industrial teknologjik që ul kostot e prodhimit. Për rafineri nafte dhe sovranizëm mbi risurset tona energjitike. Për një zinxhir industrial që lejon prodhimin e nën produkteve teknologjike bujqësore me vlerë të ulët. Për uzina kimike. Për një doktrinë dhe platformë kombëtare bujqësore që përfshin edhe Kosovën .

          Përgjigjjuni
          1. Çelo Mezani

            Hahahah lot...ky karri i bujqesise do rregulloj politikat e fermereve dhe blegtoreve. Tall karrin Rama si te doje, se e di qe i ka ministra per 6 muaj

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lëroi

              Ore malukatër jepuni ndonjë lek puntorëve Lereni dronet e dreqin me të bir bëni sikur jemi në Danimark Këtu njërzit flën pa buk në dark Ju na tregoni drona Edhe pa buksa edhe tangërllëksa Lerini mashtrimet shtrojuni punës Këtë pret populli

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti***

                Vijeni dhe KRFICEN siper dronit u shkerdhefsha rropt ku ti keni

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gazi

                  Kina me libër shpie se e ropët këtë popull

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje