Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Donald Trump për misione speciale, ka reaguar në lidhje me një postim të kryeministrit Edi Rama në Hagë, pas vizitës te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Grenell ka shpërndarë reagimin e Ramës dhe i jep të drejtë kreut të qeverisë shqiptare, teksa thekson se “Jack Smith është një turp”.
Kujtojmë se më herët, kryeministri Rama e ka konsideruar procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si një padrejtësi të rëndë në zemër të Evropës.
Rama e përshkroi Gjykatën Speciale si godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare, duke theksuar se Thaçi u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës.
Ndërsa ish-prokurori special federal Jack Smith është prokurori që ngriti akuza ndaj Hashim Thaçit, por edhe ndaj Donald Trump kur ky i fundit përfundoi mandatin e parë.
Prokurori amerikan Jack Smith, i cili ishte prokuror i nivelit të lartë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, mori detyrën si kryeprokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë në shtator 2018 duke akuzuar Thaçhi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Sakaq, ditën e djeshme Jack Smith, në një seancë të mbyllur para Komitetit Juridik të Kongresit amerikan, ka mbrojtur vendimet dhe hetimet e tij penale kundër presidentit Donald Trump.
Qendrim dinjitoz ndaj nje çeshtjeje, qe ka te beje me Kombin shqiptar! Faleminderit, z. Rama! Faleminderit z. Grenell! Udheheqesit e UCK dhe te Kosoves duhet te lirohen nje sahat e me pare! Ata heronj mbahen ne izolim me nje akuze te sajuar ne Beograd dhe ne Moske permes Dick Mart...