“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor 2025, 12:31Sociale TEMA
“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi nga burgu, me rastin e ditëlindjes së tij, duke falënderuar miqtë dhe mbështetësit për urimet dhe kujdesin ndaj familjes së tij gjatë kësaj periudhe.

“Më gëzuan pa masë letrat dhe urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë,” shprehet Veliaj në mesazhin e tij.

Ai falënderon veçanërisht ata që, sipas tij, janë kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël gjatë 10 muajve të fundit.

“Ju falënderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve. Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!” thekson Veliaj.

Mesazhin e tij e mbyll me falënderime dhe përqafime për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

Kujtojmë që prej shkurtit të këtij viti kryebashkiaku Erjon Veliaj ndodhet në qeli me akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion. 

3 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !;?,;!;:

    Edhe 100 o Lali !!!......por printo usb , lexoji materialet , zhblloko gjyqin , fito pafajesine sic e pretendon qe ne fillim , kerko demshperblim per burgun e padrejte dhe kthehu te te dashurit e tu.Kjo eshte rruga e drejte !! .....Por nese te pelqen modeli i Lul Bashes per te fituar gjyqin pa bere gjyq fare....ti e di vazhdo atehere !!!

    Përgjigjjuni
    1. k
      katundari

      Ndyresira mendon se populli e ka mendjen tek ai, ate e kujtojne bashkepunetoret ( bashkehajdutet) dhe asnje tjeter, na “ mallengjeu” ..

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mje qytetar i thjeshte

        Durim dhe mencuri, Erion, qe ti i ke treguar qe i ke, por qe vecanrisht tani ato u vune ne prove.Vazhdon te pret familja, te presim ne qytetaret, te pret historia, e vazhdimesise se nje Shqiperia, te nje europe te vertete perendimore, sic po e vazhdoje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje