E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn u takuar sot me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Në postimin e ndarë nga Ambasada amerikane, thuhet se SHBA është e angazhuar në fushën e kurrikulave të reja në Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike dhe Kriminologjisë.
Këto programe do thellojnë më tej, thekson ambasada, bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për qëllimet e përbashkëta.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn diskutoi me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro mbi mënyrat e shumta se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund të ndajë ekselencën dhe ekspertizën amerikane me Shqipërinë. Nga partneritetet afatgjata me Korpusin e Paqes dhe Akademinë e Sigurisë, te kurrikulat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kriminologjisë, programet tona po zhvillohen vazhdimisht për të forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi qëllimet e përbashkëta
Me ate ekip te vjeteruar qe ka ASCAP, instituti qe merret me kurrikulat, harrojeni se do te kete ndonjehere kurrikula cilesore ne Shqiperi. I gjithe stafi merret vetem me projekte qe i sigurojne rroga te dyta dhe te treta, shkojne ne pune nje dy ore sa per te thene dhe kane nje ekspertize tejet mediokre. Tani do te perkthejne serish, sic kane bere me pare, kurrikula te gatshme nga ndonje vend i Evropes, do marrin disa para dhe do t'i thone ambasades, i rishikuam dhe ja ku i keni. Suksese!!!