334 drejtues të arsimit certifikohen nga Shkolla e Drejtorëve, Kumbaro: Investimi më i mirë në cilësinë e drejtimit të shkollave

15 Dhjetor 2025, 12:42Sociale TEMA
334 drejtues të arsimit certifikohen nga Shkolla e Drejtorëve,

U mbajt ceremonia e certifikimit të 334 aspirantëve për drejtues shkollash, të cilët iu nënshtruan programit të trajnimit përgatitor nga Shkolla e Drejtorëve. E veçanta e kësaj ceremonie ishte, se u certifikua edhe brezi i parë i 63 drejtuesve të arsimit parashkollor.

Në ceremoni morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse Ministrja e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani, Bashkëdrejtuesi i AADF, z. Martin Mata, si dhe Drejtuesja e Shkollës së Drejtorëve, znj. Jola Kepi.

Ministrja e Arsimit në fjalën e saj, e vlerësoi Shkollën e Drejtorëve si një standard kombëtar të krahasueshëm me modelet më të mira europiane.

“Ju si aspirantë për drejtues shkollash nuk jeni thjesht administratorë, por shumë më tepër. Jeni udhëheqës të komuniteteve, të foleve të dijes ku formohen të rinj. Është në fuqi detyrimi që çdo kandidat i cili konkurron për të qenë drejtor i një shkolle, duhet të ketë certifikatën e shkollës. Shkolla e drejtorëve është sot një standard kombëtar i krahasueshëm me modelet më të mira europiane.”

Ministrja Kumbaro solli në vëmendje edhe rezultatet pozitive të Shqipërisë, në testimin TALIS, kryer me mbi 4500 mësues në mbi 300 shkolla, duke theksuar se me buxhetin e vitit 2026 për arsimin do të vijojë trajnimi i mësuesve, veçanërisht në lëndët e TIK.

“Mbi 96% e mësuesve kanë deklaruar se trajnimet nga Shkolla e Drejtorëve dhe Agjencia e Sigurisë së Cilësisë të Arsimit Parauniversitar, u kanë ndikuar në përmirësimin e mësimdhënies. 98% të mësuesve sipas të njëjtit sondazh flasin për marrëdhënie të mira profesionale me drejtuesit e tyre dhe Shkolla e Drejtorëve ndikon në rritjen e kësaj klime, ndërsa 95% e mësuesve shqiptarë ndihen pjesë e vendimmarrjes së shkollës kundrejt 78% e mesatares së vendve të OECD. Për vitin 2026 është parashikuar një buxhet që do të jetë më i larti historik për arsimin, ku një pjesë shkon për trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve.

Rreth 60 % e mësuesve do të vijojnë të trajnohen në vitin 2026, sidomos në lëndët e reja të teknologjisë së komunikimit e informacionit që janë një risi, e ku konkurrencën ndonjëherë e kemi më të madhe për nxënësit. Jemi të gjithë bashkë timonierë të së njëjtës anije për të çuar përpara detyrën më të rëndësishme që mund të ketë një komb: atë të së ardhmes”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Në përfundim të aktivitetit, u ndanë edhe çmime për pjesëmarrësit me rezultatet më të larta në procesin e certifikimit.

3 Komente

  1. N
    Nastradini

    Ky Mata është personi që i ka dhënë vajzës së tij ambiente me qera tek piramida që e financoi AADF. Mjeshtra për të vjedh, mjeshtra.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mira Mare Hoteli I Kurvmbaros ne Livadh

      Pas ceremonise ju pres te gjitheve tek hoteli im "MiraMare" ne Livadh te Himares . Keni ulje nga 400 euro ne 395. Ndryshe ja u hoqa çertifikatën.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aspirnati i pavarur

        Mos harroni ti jepni edhe certifikaten e patronazhisteve ketyre aspiranteve per drejtore,se nuk u quhet trajnimi. Si nuk keni turp qe po e coni arsimin poshte e me poshte, thjeshte per te bere disa qoka per militantet? Drejtues injorante,fodull, analfabete funksional,fshatare me pushtet veshur firmato por qe i tradheton ecja dhe kruarja e hundeve, ja keta jane aspirantet tuaj qe do te emerohen drejtore shkollas dhe pastaj thoni pse u katandis arsimi ne kete fare derexheje. A thua nuk ka Tirana plote mesues qytetar e profesioniste e intelektuale te vertete,qe te drejtojne ne gjimnazet e kryeqytetit,por duhet te gjeni pikerisht kete prejre injorantesh ,militantesh,qe skane asnje lidhje me arsimin. Si ska turp kjo ministre e pazevendesueshme qe del e na shet dengla per te na mbushur mendjen qe po bene namin ne arsim? Ik o zonje,sje per kete pune, beje ndonje perkthim libri,ai eshte profesioni yt,por edhe aty je larg,Bllacit,Jorgonit,Zhvarcit,etj.Ik e liroji vendin ndonje te afti qe merr persiper e i dhimbeset arsimi dhe e ardhmja e te rinjeve qe po marrin rruget e botes.Beje kaq gje e mos dil ne ekrane me buzeqeshje te shtirura e bajate.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje