Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është takuar me komunitetin shqiptar në Greqi, gjatë një pritjeje të organizuar në Athinë.
Spiropali theksoi angazhimin e institucioneve shqiptare për arritjen e marrëveshjes për njohjen e pensioneve me Greqinë, duke e cilësuar atë një prioritet për garantimin e të drejtave dhe rritjen e aksesit në shërbime për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.
“Ku ka shqiptarë, ka zemër të mirë, ngrohtësi, atdhedashuri. Me shqiptarët e Greqisë, që përfaqësojnë një kapitull të gjallë të historisë moderne të Shqipërisë, në një pritje të veçantë kuqezi në zemër të Athinës.
Krenare për këtë komunitet që me sakrificë, punë, ndershmëri, dinjitet ka ndërtuar jetën pa harruar rrënjët. Ne jemi plotësisht të angazhuar për të arritur Marrëveshjen për Pensionet, për garantimin e të drejtave dhe rritjen e aksesit në shërbime për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi”, tha ajo.
Lajme te pregatitur nga Athina , hipokrizia e rradhes e qeveritareve shqipetare ne Athine ....!!!!
Mos harroni se gjate vizites tuaj ne Greqi, botohet jo pa qellim artikulli qe Skenderbeu nuk eshte shqipetar por grek…!!!..kjo eshte mikpritja tradicionale qe ka shqipetari ne greqi, pabesine dhe hipokrizine e tyre..
Emigrantet jane mirenjohes per Rilindjen qe i ka bere ta braktisin atdhuen e tyre dhe jo vetem kaq por te mos ekzistoje asnje mundesi te kthehesh e te jetosh aty ku ke lindur ne ate vend te bukur dhe te pasur qe keta e kane rjepur!