Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave piublike, i shtrirë në të gjithë vendin prej disa muajsh.
Kësaj radhe kreu i qeverisë ka pasqyruar aksionin në Durrës, ku Lagjia 4 "është liruar dhe po i nënshtrohet rehabilitimit, për t’u vënë sërish në shërbim të qytetarëve".
“Një hapësirë e zaptuar në Lagjen 4 është liruar dhe po i nënshtrohet rehabilitimit, për t’u vënë sërish në shërbim të qytetarëve
Vijojmë angazhimin për t’i rikthyer komunitetit hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, duke garantuar ambiente të hapura, funksionale dhe të aksesueshme për të gjithë”,- shkruan kryeministri.
Bravo Rama! Por , po qe se cadrat do zevendesojne konstuksionet metalike dhe ato me xham , nuk keni bere asgje.Ku jane ato te IKMT?!
O Rrot Kari gjysa e Shqipris asht e mushme me ndertime pa leje o Mjekerr Ciap Sali krimineli e kaba Shqiprin Bordell me kioska me ndertime pa leje shkurt hesapi puf dhe asht hala puf Qa je tu prish ti o Hajdud tije tula mut me shurr
O Pallosh i Gjate kush mban pergjegjesi per keto ambjente publike te zena dhe kush i paguan shpezimet per prishjet e tyre?
Rama e ka humbur busullen , eshte bere drejtor i komunales dhe gjelberimit , leri drejtorite perkatese te flasin per keto Ti dili balle shtetit ne teresi se je bere me keq se Berisha, ndersa Berisha eshte nje provincial barbar parahistorik ,Ti je bere nje dallkauk fodull me citjane dhe qe te dy jeni bere te padurueshem........
Desha me e dit prej jush z.Km.,a duhet të lirohen hapesirat publike ,apo të prishen tendat mbi trotuar dhe çdo lloj tende..!? Nëse aksioni juaj mua mu duk i drejtë,ishte se kishte vërtet disa klube,lokale që kishin zënë trotuar,apo nëpêr lagje kishin zënë hapsirat publike,lulishte apo hapsira ku lozin femijë,por kishte dhe nga ato që ( unë që kam lindur e rritur ne Tiranë,e njoh çdo ‘qoshe’ të Tiranës,por që kur më ka rënë rasti të kalojë në shumë ,kam parë se nuk mund të kalosh dot) ,‘të fortët’ i kanë mbyllur duke zgjeruar lokalin e tyre me tenda dhe këto janë më të dëmshmet dhe më urgjentet për tu hequr. E pra per te gjithë këte kategori,unë dhe shumë si unë qytetare te Tiranes ,votues e taksapagues,e kemi pershendetur inisiativën tuaj,por kur shoh nëpër Tiranë se janë hequr thjesht tendat ,bile edhe atje ku nuk ka pas zënë hapësirën publike apo trotuarin dhe janë zëvendësuar nga cadrat ,ose dhe pa to ,në qiell të hapur,që në shi të ftohtë e në diell,thjesht askush nuk mund ti frekuentojë,duket sikur gjithçka është nonsens. E para ,hapesirat nuk u liruan ,por vetëm sa ‘iu dha fuqi qiellit’ të ket akces dhe të jetë ‘i pameshirshëm’ ndaj nesh kur ai të dojë ,e dyta ,lokalet që kryesisht kane hapesire jashte dhe pak ose aspak brenda,nuk jane më te frekuentueshme nga njerzit si më parë,sidomos në shi e të ftohtë.pra dëm për biznesin e vogēl,deri në mbyllje të biznesit, e treta ,unë si qytetar që kam një kafene aty afër (shpi private),qe kishte tendë në oborrin e shpise së tij ,e frekuentoja,por qëkur edhe aty i erdhën ‘të fortët e Maliqit’ ( aty e kuptova perfundimisht se nuk ishte ligji më i forti,por maliqi) dhe i hoqën tendën, ai ( pronari)tani po e pastron per te eliminuar ‘skoriet’ nga dëmet që la ‘rraketa e rrêzuar’ ,për të mos u dukur si Gaza dhe unë deri atehere edhe pse me shkop,duhet te kaloj në një klub tjeter që eshte ne rrugen kryesore.Si per çudi atij nuk ia kanë hequr tendën ,por i kane hequr xhamat dhe vazot me lule ,plus zbukurime dritash. U habita pse i kane heq xhamat e vazot dhe jo tendën.,por e kuptova më vonë thjesht ‘një konsensus xhentëlmenësh’ midis ‘të fortit’ të shtetit dhe atij të lagjes,se ai vetem gjysmën e troutuarit ka zënë tek e fundit dhe ja ai ka liru edhe ‘hapsirë publike’,se ka heq xhamat dhe vazot dhe kjo s’eshte pak.Dhe unë plaku që habitem per të gjitha ,siç u habita pse ‘sot’ nuk paska njerez në lokal si me parë këtu,ku nuk gjeje vend nga të rinjtë.Gjithsesi e kuptova kur fillova të mërdhih se ishte ftohtë,se era hynte nga te gjitha anët dhe një sobë gazi nuk arrinte në çdo cep avullin e tij.Eh thashë,nuk ia vlen,ose do të pij kafe në shtëpi,ose do të marr autobuzin pêr ndonjë qender tregtare. Dhe keshtu bera një ditë jave,si pensionist,se ne fundjavë është full, mora plakën dhe si i hypem autobuzit përfunduam në Teg.U habita përsëri nga frekuentimi,se ishte plot e pêrplot sa Tegu ‘po derdhej’ dhe për fat të keq rashe nga shiu në breshër ,pasi te gjitha lokalet ishin plot dhe nuk gjenim një vend për kafe.Pse,thashe perseri,pse kaq plot lokalet edhe ditë jave.!? E kuptova dhe këtê,jo se ma tha njeri,por nuk e di pse më pëlqen ti jap një përgjigje origjinale,që qytetarët e Tiranës nuk gjejnë më rehat në kafenetë e ‘xhveshura’ të Tiranës dhe tash përfundojnë të gjithë në qendrat tregtare edhe pse ato më shume jane te ndertuara per sherbime te tjera.’ma ti giuro’ tonat frekuentohen më shumë për lokalet,prandaj dhe jemi kaq origjinal. Konkluzioni. Isha entuziast në fillim kur ju mbështeta moralisht ,si shumë qytetarë të tjerë,por kuptova një gjë nga e gjitha kjo,që nuk e harroj dhe që gia e kam konsoliduar për gati 20 vitet e fundit,se si në çdo gjë që ndodh ne këtë vend,gjithçka që i jepet vlerë është formë dhe jo përmbajtje,që do të thotë se asgjë nuk bëhet seriozisht,se asgjë nuk ndertohet e behet me plan të detajuar,por thjesht partizançe,gjë që le për të dêshiruar për përfundimin dhe bindesh gjithmonë e më shumë për modelin ‘tallava’ që vjen e ‘konsolidohet’edhe brënda institucioneve të shtetit.