Rama për POLITICO: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin e TikTok

19 Dhjetor 2025, 11:31Sociale TEMA
Rama për POLITICO: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin e TikTok

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të platformës TikTok, pas asaj që ai e cilësoi si bashkëpunim konstruktiv me drejtuesit e rrjetit social. Në një intervistë për POLITICO, Rama u shpreh se qeveria është “e kënaqur me rezultatin” e bisedimeve dhe se së shpejti do t’u prezantohet qytetarëve një plan konkret bashkëpunimi me platformën.

Sipas Ramës, reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalim ishte befasues pozitiv. Ai tha se kishte pritur përballje ose kundërpërgjigje agresive, por përkundrazi, drejtuesit e kompanisë treguan gatishmëri për të dëgjuar shqetësimet e qeverisë shqiptare dhe për të adresuar problemet e ngritura.

Shqipëria e ndaloi TikTok-un në mars 2025, pas rreth një viti negociatash lidhur me abuzimin online, përfshirë dy vetëvrasje të dyshuara si të lidhura me ngacmimet në platformë. Ngjarja që e përshpejtoi vendimin ishte vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, pas një konflikti që raportohet të ketë nisur online.

Megjithatë, ndalimi u kundërshtua nga opozita dhe organizata të shoqërisë civile, të cilat e akuzuan qeverinë për censurë dhe kufizim të shprehjes. Rama pranoi se ndalimi nuk e zgjidhi dhunën në shkolla, por theksoi se shërbeu për të vendosur mekanizma sigurie që më parë mungonin./A2

4 Komente

  1. k
    k

    Rëndësi ka të zgjasin tenderat, se me ato jetojmë.

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti***

      Ky eshte prositute burre ,bythlepires dhe pa karakter

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Ky eshte cop kari. Po te gjith e kan tik tokun o idiot kryeministri I trashe .ku zbatohen ligjet ne shtete bananesh se na hape barkun rrote kari

        Përgjigjjuni
        1. p
          patronazhisti

          po po, do e leshosh tik tokun se mbaruan zgjedhjet..ska me fushate zgjedhjesh tani afer..ti je plehra me e madhe ne ket vend..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje