Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani

21 Dhjetor 2025, 16:24Sociale TEMA
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të rregullave të imigracionit nga qeveria federale gjermane, këtë vit u lëshuan më shumë se 100 mijë viza për ribashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme Federale, të raportuara nga “Die Welt“.

Sipas raportit, deri në fund të nëntorit u dhanë 101 756 viza. 5 janë kombësitë me më shumë aplikime. Kombësitë kryesore ishin turqit (14 907 aplikime) dhe sirianët (13 148), të ndjekur nga indianët (9 286), njerëzit nga Kosova (7 143) dhe shqiptarët (4 426).

Në pak më shumë se një të tretën e rasteve (37 227 aplikime), vizat ishin për fëmijët që bashkoheshin me prindërit e tyre. Anasjelltas, rreth 3 500 viza u lëshuan për t’u lejuar prindërve të bashkoheshin me fëmijët e tyre. Vizat më të shpeshta, me 44 426 raste, ishin për bashkëshortët e të huajve që jetojnë në Gjermani. 16 298 viza të tjera u lëshuan për të lejuar dikë të bashkohej me bashkëshortin/en e tij/saj me pasaportë gjermane.

Kufizimet që hynë në fuqi në verë

E drejta për ribashkim familjar, në përgjithësi vlen vetëm për familjen bërthamore, d.m.th., bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur. Ekzistojnë përjashtime për disa raste të vështira dhe, që nga reforma e qeverisë në mars 2024, për prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar me kualifikim të lartë që mund të sigurojnë në mënyrë të pavarur jetesën e të gjithë familjes.

Në korrik, qeveria gjermane pezulloi ribashkimin familjar për personat me status mbrojtjeje plotësuese ndryshe nga refugjatët e njohur për 2 vjet. Vetëm në “raste të vështira” ata që u është dhënë mbrojtje plotësuese një kategori që përfshin shumë njerëz nga Siria do të lejohen të sjellin bashkëshortët/et e tyre, fëmijët e mitur dhe, në rastin e të miturve të pashoqëruar, prindërit e tyre në Gjermani.

3 Komente

  1. C
    Cen Durimmodhi

    Gjermania ka marra fund per kualitet jetese. E mbushur me islamike nga Turqia, Siria, Afganistani, Koqova, Irani etj.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evropa kurva plake me pamjen e shalethates Ursula

      Ja edhe pak sa te nxihet e te mos kete me bjonda ne Gjermani, pastaj jegjit qe do te drejtojne kete vend nuk do te lejone me te hyjne te bardhe per t'a bere bashkim familjar.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Nuk ju vjen turp qe braktisin shtetin e persosur te rilindasve?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje