Festat e fundvitit/ Dogana Shqiptare: Kemi marrë masa të shtuara për fluksin e udhëtarëve!

22 Dhjetor 2025, 13:26Sociale TEMA
Festat e fundvitit/ Dogana Shqiptare: Kemi marrë masa të shtuara

Teksa jemi në prag të festave të fundvitit, Dogana Shqiptare kanë bërë me dje se do të jenë në shërbim 24/24.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se pikat kufitare kanë marrë masa të shtuara për fluksin e udhëtarëve dhe atë të transportit të mallrave.

“Dogana Shqiptare informon qytetarët dhe bizneset se strukturat doganore do të jenë në shërbim 24/24, edhe gjatë festave të fundvitit.

Në zbatim të një plani të posaçëm organizativ, janë marrë masa të shtuara operacionale për të përballuar fluksin e rritur të lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve gjatë festave të fundvitit, duke garantuar shërbim të pandërprerë dhe eficient.

Këto masa synojnë lehtësimin e procedurave, shmangien e vonesave dhe rritjen e sigurisë në pikat doganore”, thuhet në njoftim.

1 Komente

  1. W
    Www

    Akoma injorantët e quajnë policinë kufitare doganë????????????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje