Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm

23 Dhjetor 2025, 10:42Sociale TEMA
Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan, në Kukës. Kafshët e egra janë parë duke lëvizur në rrugën kryesore të zonës, ndërsa çasti është fiksuar në një fotografi nga një banor i fshatit.

Nik Ismailja, banor i Kolesjanit, tregon se është përballur papritur me arushën dhe të vegjlit e saj teksa po udhëtonte me makinë drejt shtëpisë. Sipas tij, situata ka qenë e frikshme dhe e papritur.

“Isha në makinë dhe po shkoja në shtëpi. Papritur, në një prej kthesave të fshatit Kolesjan, u përballa me arinjtë. U shtanga dhe u tremba. Kam qëndruar në makinë për rreth dy orë, derisa ata u larguan nga rruga dhe u futën në pyll. Rruga ku u shfaqën është rruga kryesore e fshatit”, rrëfen Ismailja.

Ai shton se ka arritur të shkrepë vetëm një foto, pasi frika nuk i ka lejuar të lëvizë apo të realizojë video. “Nuk kam arritur të bëj video nga frika, kam qëndruar brenda makinës”, shprehet ai.

Banorëve ndërkaq u këshillohet të shmangin kontaktin dhe të njoftojnë autoritetet përkatëse në raste të tilla.

9 Komente

  1. S
    Sass

    Kjo eshte familja e Mulit po bien ne qytet per te blere per christmas. Mul pordha eshte afer burgut i shkeput kesaj familje

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sovrani

      Gjynof. E pse e nxjerr foton plako... Ata janë në punë të vetë. Ka me u mbush Kolosjani me gjahtarë tani t'u kërku me i heq qafe... (Siç ndodh rëndom në AL, sapo del një foto, video, info etj ...rritet aktiviteti i gjahut në zonë, se aty nuk pyet njeri as për sezon, as moratorium etj).

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alban

        Po pra, gjynah! Do vejne kafshet ne forme njeriu ti shfarrosin.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Alban

        Ca titulli kot. Nje arush me kelysh duke ecur ne pune te vet, dhe ky ne makine qe ka patur frike. Lereni kafshet te jetojne te lire ne habitatin e vet. Shih sa t bukur qe i paska bere 4 kelysh e paska rritur qe eshte gje e rralle.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sander

          nena arushe uroj te jete mire dhe kelushet me jete te gjate

          Përgjigjjuni
          1. K
            Katunari...

            Qoftë per mbare...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ks Duka

              Lereni se kjo foto flet sa 1000 fjale. Nje nene arushe qe mes sakrificash ka arritur te mbaj keta bukuroshe kac te shendetshem, meriton respekt dhe vemendje. Shembull per njeriun qe tallavaisen neper rrjete sociale qaj e qesh, e punet lesh.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli

                Mos u shqetesoni . Te pese keta qe tregon fotua jane ta aferm te familjes se Mul Nokes . Kur te piqen ne moshe , do i marre per bodigarde Sali Berisha ,

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Plaku

                  Te marrim shembull nga ariu qe qofte me jete te gjate!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje