VIDEO/ Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin nga SHBA

24 Dhjetor 2025, 09:26Sociale TEMA
VIDEO/ Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin nga SHBA

Shqipëria është pajisur me sistemet Javelin. Lajmin e jep ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thotë se ato janë siguruar falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Javelin-at do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

“Ta bëjmë të qartë edhe për njerëzit që na ndjekin dhe për publikun e gjerë. Jemi në një nga vendbazimet e forcës së Armatosur, forcës tokësore, nuk kemi nevojë të japim detaje se ku ekzaktësisht, por sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë i sistemit të lëshimit Javelin. Edhe Shqipëria edhe Kosova janë pjesë e kësaj ndihmese dhe bashkëpunimi bilateral me SHBA-të. Sikundër edhe raketat e para antitank që lëshohen nga këto sisteme është e rëndësishme për tre arsye. 

E para sepse ka të bëjë me një kërkesë të hershme të forcave dhe më në fund po realizohet, e dyta sepse bashkëpunimi me SHBA-të mbetet në themel të forcimit të kapaciteteve tona dhe të rritjes së aftësive mbrojtëse. Pika e tretë e rëndësishme ka të bëjë me aftësimin e personelit tonë të luftimit me të gjitha sistemet, pajisjet teknologjike të përditësuara, ndaj ka këtë domethënie të trefishtë”, tha Vengu.

Ai u shpreh se kjo është vetëm dërgesa e parë e njësive të lëshimit dhe raketave përkatëse dhe se në vitin tjetër pritet dërgesa e dytë.  

“Pajisjet dhe sistemet vijnë të përforcojnë edhe misionet e trupave tona qoftë në misione të NATO-s, qoftë në misione të BE-së. Ka një dobishmëri të dyfishtë”, tha Vengu.

Sistemet Javelin janë sisteme të avancuara raketore kundërtanke, të bartshme nga një person, me funksionim “zjarr dhe harro” (fire-and-forget), të përdorura nga këmbësoria për të shkatërruar mjete të blinduara, bunkerë dhe objektiva të tjera.

Ato janë të njohura për drejtimin me rreze infra të kuqe, aftësinë e sulmit nga lart (duke goditur pjesën më të dobët të blindimit të tankeve) dhe për mundësinë e përdorimit ditë e natë, duke i ofruar operatorit nivel të lartë mbijetese.

Sistemi është zhvilluar nga Raytheon dhe Lockheed Martin dhe përbëhet nga Njësia e Komandimit dhe Lëshimit (CLU) për identifikimin dhe shënjestrimin e objektivit, si dhe nga raketa vetë. Kjo u lejon ushtarëve të qëllojnë dhe të marrin menjëherë mbulim, pa pasur nevojë të qëndrojnë të ekspozuar pas lëshimit.

18 Komente

  1. N
    Nona

    Blerje e zgjuar bravo

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bukur por ...

      Shume mire, por problemi qe shoh eshte se ku do i gjeni predhat nese fillon nje lufte!? Duhet t'i prodhoni vete, sepse nese SHBA eshte e perfshire ne nje lufte vete, nuk ka mundesi qe te dergoje predha ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
    2. *
      ***

      Urime

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berati

        Jo dhe aq e zgjuar. Eshte shume e shtrenjte. Deri ne 190 mije euro per cope . Dhe Shqiperia eshte cope cope. Misioni? Te shkaterroje nje tank dhe e ben shume mire por pame se ukrainasit i zevendesuan shume lehte me dronet fpv qe kushtojne 500 euro.

        Përgjigjjuni
        1. o
          oficeri

          Kane efikasitet 100%. Nje tank kushton shume me teper. Serbia ti pije lengun tankeve qe bleu nga rusi.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptari

          Po si është e mundur të pajiset një Narko-Shtet dhe një Ramaduro me raketa dhe armatim modern nga SHBA? Robert Papa nga Amerika ka të dhëna të sigurta që z.Trump do arrestojë Ramën? Madje marrëdhëniet midis dy vendeve janë në pikën zero.Shikoni në Shqipëri nuk ka një ambasador amerikan.Një kamarier më tha që SHBA nuk ka në 64 shtete ambasador.Po në Ballkan a ka ?! Po ajo puna e qeverisë teknike si vajti ? Çfarë nuk dëgjon njeriu i shkretë sot!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

            Përgjigjjuni
            1. O
              Or tej shoq, c'ka je tuj thane bre!

              Hahaha shko pyet Berishen per narkoshtetin. Ai ndertoj narkoshtetin me te forte ne Ballkan dhe i vuri kazmen shtetit shqiptar. Robert Papa eshte nje koqe kanari qe nuk di te lidhe ushkrurin, do t ekete dije se cdo beje Trump. EDhe nje here me bere per te qeshur or tej shoq!

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shqiptari

              Po si është e mundur të pajiset një Narko-Shtet dhe një Ramaduro me raketa dhe armatim modern nga SHBA? Robert Papa nga Amerika ka të dhëna të sigurta që z.Trump do arrestojë Ramën? Madje marrëdhëniet midis dy vendeve janë në pikën zero.Shikoni në Shqipëri nuk ka një ambasador amerikan.Një kamarier më tha që SHBA nuk ka në 64 shtete ambasador.Po në Ballkan a ka ?! Po ajo puna e qeverisë teknike si vajti ? Çfarë nuk dëgjon njeriu i shkretë sot!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptari

                Po si është e mundur të pajiset një Narko-Shtet dhe një Ramaduro me raketa dhe armatim modern nga SHBA? Robert Papa nga Amerika ka të dhëna të sigurta që z.Trump do arrestojë Ramën? Madje marrëdhëniet midis dy vendeve janë në pikën zero.Shikoni në Shqipëri nuk ka një ambasador amerikan.Një kamarier më tha që SHBA nuk ka në 64 shtete ambasador.Po në Ballkan a ka ?! Po ajo puna e qeverisë teknike si vajti ? Çfarë nuk dëgjon njeriu i shkretë sot!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Po si është e mundur të pajiset një Narko-Shtet dhe një Ramaduro me raketa dhe armatim modern nga SHBA? Robert Papa nga Amerika ka të dhëna të sigurta që z.Trump do arrestojë Ramën? Madje marrëdhëniet midis dy vendeve janë në pikën zero.Shikoni në Shqipëri nuk ka një ambasador amerikan.Një kamarier më tha që SHBA nuk ka në 64 shtete ambasador.Po në Ballkan a ka ?! Po ajo puna e qeverisë teknike si vajti ? Çfarë nuk dëgjon njeriu i shkretë sot!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Ganua

                    Ja dhe një shqiptar kari që nuk e heq gishtin nga postimi . Idiot .

                    Përgjigjjuni
                  2. I
                    Igor

                    A dote perdoren keta arme nga Penzionistet ose Emigrantet nga Banglladeshi,pse mosha e ushtareve kan ikur ose doti shes Shkelzeni dhe Fatmir Mediu.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gori

                      Ku jeton ti ne Kosove? Se atje eshte gjendja keshtu. Ketu ka rini akoma.

                      Përgjigjjuni
                    2. j
                      jkj

                      Ky eshte nje lajm i mire jo vetem per ata 550 mije pensioniste qe marrin me pak se 200 euro ne muaj por edhe per ata 47% te femiijeve qe sipas UNICEF nuk ngopen dot te tre vaktet. Km dhe rilindja kane "arme" me efektive se Javelin, kane fadromat antibanesa qe u rrafshojne shtepite qytetareve jo vetem ne qytete por edhe ne skajet me te largeta te atedheut tone te dashur sic ishin shkaterrimet masive te banesave e bvizneseve ne Theth e Valbone.Amerika duhet te importoje me shpejtesi nga keto fadroma dhe ti dergoje ne Ukraine qe te ruset te ikin te tmerruar kur te shikojne fadromat e KM-se.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rezi

                        Po na bini dhe ushtare, kush do ti përdori, vetëm nëse ja lini berishës, ai i përdor.

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          nocrroku

                          Te gjitha i ke thene ore Piro vete sa kushtojne keto nuk na i ke thene????????????Apo varri leshte ketij populli idiot,qe ishte i armatosur deri ne dhembe ,ku pasi i shiti armatimet dhe municionet ku nga babezia e dollareve vrau dhe shkateroi nje fshat te tere,tani po blen te tjera e perse jo pasi te armatoset mire,atehere do filloje perseri nje 2097 ku do shqyej depot e do e shesi kete siste raketor. Kjo eshte tallje mendereje me nje popull qe historia i perseritet nje here ne 45 vite.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            O derrase

                            Sa injorant qe je

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje