E premtja bëhet ditë pushimi për administratën shtetërore

24 Dhjetor 2025, 16:00Sociale TEMA
E premtja bëhet ditë pushimi për administratën

Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, më 26 dhjetor 2025, të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Vendimi u mor në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas vendimit, dita e punës e datës 26.12.2025 do të zëvendësohet me një ditë pushimi tjetër brenda tremujorit të parë të vitit 2026. Institucionet e administratës shtetërore janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në “Fletoren Zyrtare”.

V E N D I M PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 26.12.2025, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

4 Komente

  1. N
    Nepunesi i perkushtuar

    Offfffffffff. Faleminderit o i madherishmi KM. Ishim lodhur e keputur duke punuar per te miren e ketij populli te shumevuajtur, pastaj ishim edhe shume ngushte se zyrat jane te tejmbushaura nga dyfishimi i administrates dhe nga patronazhistet qe vijne e raportojne here pas here zhvillimet ne terren. Pastaj ky vit ka qene shume i veshtire, jemi ster munduar duke blere vota per Rilindjen tone te dashur, duke bere tendera fiktive, duke gjobitur qytetaret e pse jo kur e kemi patur rastin edhe ndonje rushfet. Por sic e dini edhe ju shefat tane pak na lene ne dore, i dorovisin te gjitha pervete, jane shume te pangopur, nuk flitet me per mioliona leke por per miliona euro.Por shqyqyr zotit qe te kemi ty qe na kupton dhe na dhe kete dite pushim. Ne keto festa do te ngreme nje dolli per shendetin tend sepse shendeti juaj eshte edhe shendeti jone, por do ta ngreme ashtu me pije modeste se nuk jemi te seres tuaj qe pi 33 mije euro shishja.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saraqind

      Kane buxhetin e 2025 pa zhpenzuar!Ne Dubai,kur te kthehen rritu pak rrogat!Pas vitit te Ri disa dite akademi prefesionale per te rritur aftesite ne menaxhimin e "projekteve" te tenderimit mujor,per paisjen e aredimit te zyrave e apartamenteve .Ketu perjashtohen vetem mesuesit dhe edukatoret e kopshteve!Tung!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Thjesht

        "Sherbetoret e popullit" pushojne, ndersa ne "te sherbyerit", punojme qe me parate tona te paguajme pushimet e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Po kush punon sot more Edi Rama.Të gjithë të ikin puna do bëhet më mirë të paktën nuk do vidhet si tani...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje