VIDEO/ Dy avionë të nisur drejt Tiranës u ulën në Brindisi për shkak të motit të keq, protesta në aeroport nga pasagjerët shqiptarë

7 Janar 2026, 12:41Sociale TEMA
VIDEO/ Dy avionë të nisur drejt Tiranës u ulën në

Rreth 400 pasagjerë nga dy fluturime me destinacion Tiranën dhe nisje nga Bologna dhe Bergamo, u detyruan të devijonin në aeroportin e Brindisit në orën 03:00 të mëngjesit të datës 7 janar, për shkak të motit të keq në aeroportin shqiptar.

Ky devijim i detyruar shkaktoi një protestë të ashpër nga një grup i madh udhëtarësh, të cilët, kaluan portat e kontrollit, sfiduan kordonet e sigurisë dhe u zhvendosën drejt pistës së aeroportit.

Situata, e rrezikshme për sigurinë, detyroi ndërhyrjen e policisë aeroportuale, e cila riktheu qetësinë, megjithëse pasagjerët nuk e dinë ende nëse dhe kur do të vazhdojnë udhëtimin ose nëse do të duhet të kthehen mbrapsht.

Protesta vazhdon ende, me dhjetëra pasagjerë që kërkojnë të nisen menjëherë për në Shqipëri dhe sipas mediave italiane, ata ndodhen vetëm disa metra larg dy avionëve të bllokuar në Brindisi.

Disa të tjerë kanë pranuar ofertën e kompanisë për të udhëtuar me autobus deri në Fiumicino dhe më pas të hipin në avion drejt Tiranës. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia që 150 pasagjerë të udhëtojnë me anije nga Brindisi drejt Vlorës pasdite.

Aeroporti është nën mbikëqyrje të policisë, karabinierëve dhe ushtarëve të Guardia di Finanza për të parandaluar probleme të mëtejshme të rendit publik. Aktualisht, protesta nuk ka shkaktuar vonesa në fluturimet që arrijnë ose nisen nga Brindisi.

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    mos duhet ti bjen detit me kembe, duket me rreale...... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Citjoneziu (Melonit): sorrela me degjon,jane pa kokerr evro,kshq hidhi ne det,nuk kom me se ti ushqej.....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shaqo

        Keta duan nje avion kamikaz, pa pilot, po i solli ne Tirane shendoshe, fituan kohen e humbur, po e mori era avionin, le te bejne gallate e te protestojne. Njerez te eger.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Injoranc dhe vetem Injoranc.

          Cdo dem nga mungesa e Udhetimit edhe mund te kuperohet.. Por jeta JO ! keta ne vend te Falenderojne Pilotet qe nuk Udhetuan se ishte rrezik jeta e Piloteve dhe e pasagjereve, dhe vendosen te kthejne Avioinin per siguri...Keta protestojne pse nuk vdiqen ! Zote jepu mend ketyre te zgjuareve qe duhan te largohen nga jeta para kohe...

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eva

            Kam pershtypjen se problemi nuk eshte se duan te vdesin me motin e keq, por pse nuk nisen serish nga bari dhe duhet ti dergojne ne rome per ti nisur!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje