VIDEO/ Pamje tronditëse: përmbytje masive në autostradën Durrës–Tiranë, bizneset e mëdha nën ujë

6 Janar 2026, 19:29Sociale TEMA
VIDEO/ Pamje tronditëse: përmbytje masive në autostradën

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të rënda përgjatë autostradës Durrës–Tiranë, duke vënë nën ujë disa nga bizneset më të mëdha të zonës.

Gazeta TemA ka siguruar disa pamje nga terreni tregojnë ku shihen magazinat, dyqane dhe ambiente shërbimi të përmbytura, ndërsa qarkullimi i mjeteve është bërë i vështirë në disa segmente.

Uji ka depërtuar brenda ambienteve të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se ekipet janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të normalizuar qarkullimin, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.

Situata mbetet problematike, ndërkohë që parashikimet meteorologjike sinjalizojnë vijim të reshjeve edhe në orët në vijim. (TemA)

2 Komente

  1. b
    belaja

    Po si ore nuk u hoq fare e komunistëve që mbolli Saliu! Po kujt i rruhetper bizneset le ti sigurojnë apo ti paguajnë pabuksit se ra shi këto vetem në komunizëm ndodhin kur binte zjarri nue kooperative

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Spak duhet te hetoje ndertimin e hidrovorit te ri. Ndizni te vjetrin te thahet Durresi le ta hedhi ujin ne Portin e Kastratit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje