Ky 6 janar shënon Ditën e Ujit të Bekuar, por njëkohësisht ka përkuar edhe me reshje të dendura shoiu të cilat kanë sjellë problematika në vendin tonë. Në këtë kuadër ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka deklaruar se uji mund të jetë njëkohësisht edhe bekim edhe rrezik.
Me një postim në rrjetin social Facebook, Gogu u shpreh se ekipet janë në terren dhe në gatishmëri për çdo problematikë.
Ai u bëri dhe një thirrje qytetarëve në këtë ditë Ujit të Bekuar, për të ndihmuar njëri-tjetrin derisa reshjet të pushojnë dhe ujërat të tërhiqen.
“Sot, te Festa e Ujit të Bekuar, e ndjejmë më fort se kurrë se uji mund të jetë njëkohësisht bekim dhe rrezik.
Ndërsa reshjet kanë sjellë përmbytje e vështirësi në shumë zona, lutemi për të prekurit dhe për ata që janë në gatishmëri dhe punojnë në terren.
Bekimi i ujit sot nuk e mohon dhimbjen, e shndërron në thirrje për mëshirë dhe përgjegjësi: të jemi njerëz që hapim dyer, ndajmë ndihmë dhe mbajmë shpresën gjallë, derisa ujërat të tërhiqen”, tha ai.
Cohu Enver cohu, cohu shiko cfare i kane bere shqiptaret tokes se bukes. Tash tan ajo toke qe ti e kullove, dhe e mbolle me grure, eshte nen uje per te prodhuar oriz. Anarkia e demokracise se shemtuar berishiste po e mbyt Shqiperine tone te dashur, Zoti po na denon!
Sot 6 janar dita e Theofanias,dita e drites, gjsht dita e festimit te emrit te Theofanias gjsht te te madhit Θεοφάνης Μαυρομάτης /Theofan Mavromati ,bastardhepsur nga birazeret turq ne Fan Noli (!!!),por qe sot Tema a mediat m'Albaniston e harruan!!!!! rastesi!? Jo!aspak, nese do te ishte nje hoxhe,mufti a bektosh do te shkruhej carcaf me karlliqe....!