Situata nga rreshjet e shiut, Rama: Nisin shkarkimet në kaskadën e Drinit (VIDEO)

6 Janar 2026, 10:24Sociale TEMA
Situata nga rreshjet e shiut, Rama: Nisin shkarkimet në kaskadën e

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritjes së prurjeve në Kaskadën e Drinit kanë nisur shkarkimet e kontorlluara në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Kreu i qeverisë thotë se aktualisht situata është nën monitorim, ndërsa thekson se Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë.

“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve.

Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Rama.

 

4 Komente

  1. V
    Vala

    Po na rruget e durresit cfare do besh o te befsga mutin mu ne shtet

    Përgjigjjuni
    1. A
      Akt1vist

      Durrësi?!? Pse gjallë jeni akoma!?!? Po ne të Rilindjes sikur ju kemi lënë për të vdekur 2 herë rresht...në 2013 dhe në 2019... Ikni ngordhni shpejt andej se sjua kemi ngenë ...

      Përgjigjjuni
    2. s
      skafisti

      ec me skaf

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taku

        E ka bërë traditë piktori këtë punë: përmbytet Durrësi nga plehrat ky del na bën karshillëk nga Vlora duke qarë hallin e mbeturinave atje...përmbytet Durrësi nga uji ky del e qan hallin e Shkodrës... Ky në fakt po flet shumë qartë edhe për ata durrsakë që skanë sy e veshë: DUHET TË NGORDHIM TË GJITHË!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje